“Nga pakujdesia deri te materialet e ndërtimit”, Cara rendit shkaqet kryesore të zjarreve: Qytetarët shqiptarë nuk dinë se si të reagojnë ndaj flakëve

Jan 22, 2025 | 21:37
SHPËRNDAJE

Arben Cara, Drejtor i shërbimit zjarrfikës foli sot në emisionin “Open” në News 24 për rastet e shtuara të zjarreve ne objekte banimi në vendin tonë.

Screenshot_15

Cara tha se një ndër shkaqet kryesore të zjarreve janë pakujdesia e njerëzve por jo vetëm.

Drejtori i shërbimit zjarrfikës tha se materialet e dobëta të ndërtimit mund ta përhapin zjarrin me shpejtësi, duke çuar edhe në pasoja fatale.

Ai theksoi se në shumicën e rasteve qytetarët shqiptarë nuk kanë edukim, pra nuk kanë njohuri dhe për rrjedhojë s’dinë se di të reagojnë ndaj zjarreve,

“Së pari pakujdesia e njerëzve, dhe më pas materiale e zhvillojnë zjarrin, nëse materiali është i dobët zjarri përhapet me shpejtësi. Kur temperaturat janë të ulëta ti vendos të gjitha pajisjet eklektike, qoftë edhe një karikues telefoni mund të shkaktojë shkëndijë elektrike dhe të shkaktojë zjarr. Në shumicën e rasteve nuk ka edukim te qytetarët shqiptarë se si të reagojnë ndaj zjarrit, sepse mungon literatura dhe broshura për këtë gjë”, tha Arben Cara.

Lexo edhe: Pse po shtohen zjarret në pallatet e reja? Drejtori i shërbimit zjarrfikës flet për rastin te pallati te Komuna e Parisit: Ishte ngjarje aksidentale, ja pse ndodhi

Lexo edhe: “Duhet të mendojmë të parandalojmë flakët kur bien në godina 40 katëshe”- Zjarret në vend, Ornela Çuçi: Legjislacioni ynë për Emergjencat Civile është i cunguar

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura