Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka zbuluar së fundmi kundërshtarët e mundshëm për miqësoret e marsit, që Kombëtarja do të zhvillojë. Në një prononcim të dhënë për “Top Channel”, numri 1 i Federatës Shqiptare të Futbollit ndër të tjera u shpreh:
“Nuk kemi gjë të përcaktuar, por si kandidat për momentin në mars janë ekipi i Perusë për të luajtur në Itali, Norvegjia dhe Sllovakia për të luajtur në Shqipëri. Akoma nuk kemi vendosur asgjë, ishte dhe Belgjika një mundësi për të luajtur në Tiranë, por e mbylli me një skuadër tjetër”, deklaroi Duka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al