Nga qelia në Komisionin Hetimor, ish-zv.ministri Klodian Rjepaj: Të thuash po hetojmë projektin e ‘Sterilizimit’ nuk është e drejtë! Do të ishte mire që…

Sep 20, 2024 | 10:30
SHPËRNDAJE

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj ka lënë sot qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Në nisje të fjalës së tij, Rjepaj tha se sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet.

Të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit- tha ai- nuk është e drejtë. “Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti”.

Rjepaj: Sa i takon objektit të hetimit të këtij komisioni parlamentar duhet të jetë në përputhje në objektin të asaj gjejë që hetohet. Mendoj se të thuash po hetojmë projektin e sterilizimit nuk është e drejtë. Është në kurriz të gjithë aktiviteteve të tjera që kryhen brenda këtij projekti.

Sterilizimi është një shkurtim gjuhësor që nuk ka ardhur si rastësi. Ka qenë një tjetërsim, dhe ndoshta nuk ka qenë rastësi që debati dhe analiza  me konkluzionet kanë ardhur si devijim i përkufizimit të këtij projekti.

Do të ishte mire që kur themi sterilizimi të kuptojmë një projekt që ka objektin e vet, ofrimin e setit të instrumenteve, ofrimin e veshjeve një-përdorimshe për personelin mjekësor, dezinfektimin e sallave, trajtimin e mbetjeve me risk biologjik si dhe administrimin e repartit qendror të sterilizimit. Janë këto elementë që përmbajnë projektin që nuk është vetëm sterilizimi. Sterilizimi është vetëm një nën komponente e komponentes së ripërshatjes dhe riintegrimit të instrumenteve kirurgjikale.

Avokati: A është marrë leja që Rjepaj të pyetet?

Vokshi: Ne kemi dërguar shkresa, në SPAK dhe gjykatë na është konfirmuar prania dhe dua të përsëris që Komisionet Hetimore bazuar edhe në kushtetutë bëjnë hetimin parlamentar të pjesës administrative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura