Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një tunel jashtëzakonisht të madh prej betoni dhe hekuri, i projektuar për të transportuar makina me militantë të Hamasit, nga Rripi i Gazës deri në kufi.
Rrafshimi ose dëmtimi i qindra kilometrave tunele nëntokësore e bunkerë, është ndër qëllimet e ofensivës së Izraelit.
“Pa shkatërrimin e tuneleve të Hamasit, ne nuk mund ta shkatërrojmë Hamasin. Ai ka shpenzuar miliona dollarë për këtë projekt”, tha zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.
Më herët ata raportuan se kishin zbuluar një bosht tuneli të përdorur nga luftëtarët e Hamasit “nën një krevat fëmijësh” në dhomën e një fëmije në Gaza.
Trupat e bënë zbulimin gjatë një spastrimi të një ndërtese në Jabalia, në veri të qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite ka publikuar këtë video duke pretenduar se tregon tunelin, për të cilin tha se “përfshinte shkallë të integruara dhe u shkatërrua nga forcat inxhinierike të brigadës”.
Ndër rajonet që Hamasi sulmoi më 7 tetor, kur ndërmori sulmin e beftë, ishte pika kufitare Erez, mes Gazës dhe Izraelit. Sipas ushtrisë izraelite dalja e tunelit, ndodhej vetëm 100 metra në jug të pikës së kontrollit në Erez.
Tuneli ka një thellësi prej 50 metrash dhe është i gjerë 3 metra. Sipas zyrtarëve izraelitë për ndërtimin e tij duhet të jenë shpenzuar me miliona dollarë.
Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit Daniel Hagari tha se tuneli është 4 kilometra i gjatë, mjaftueshëm për të arritur në pjesën veriore të Gazës, nga dhe qeveriste Hamasi, shndërruar tashmë në një zonë të shkatërruar.
Hamasi nuk iu përgjigj kërkesës së agjencisë së lajmeve ‘Reuters’ për koment.
Për ta kuptuar se sa i madh është tuneli, zoti Hagari u tregoi një grupi gazetarësh një video, ku shfaqej Mohammed Sinëari, vëllai i udhëheqësit të Hamasit, Yahya Sinëarit, i cili gjithashtu është një operativ i rëndësishëm i grupit, i ulur në sediljen e një automjeti që po lëvizte brenda tunelit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al