Ato gjenden pothuajse në çdo dollap kuzhine dhe mund të na ofrojnë ndjesinë e ngrohtësisë në ditët e ftohta të dimrit. Kësaj ndjesie, shtoini forcimin e imunitetit, pasi janë një balsam natyral për shëndetin e përgjithshëm të trupit tonë.
Një filxhan çaj ofron shumë përfitime shëndetësore, të tilla si ul rrezikun e diabetit dhe presionit të lartë të gjakut, duke ju mbajtur të hidratuar.
Antioksidantët dhe përbërësit e tjerë të vlefshëm në këto çajra, i japin trupit tuaj mbështetjen që i nevojitet kundër “kërcënimeve”, të virozëve të stinës.
Shafran i Indisë
Me ngjyrën e tij karakteristike të verdhë, shafrani i Indisë jo vetëm që i jep ngjyrë ushqimit, por është edhe një përbërës në një zierje për imunitet të fortë, falë kurkuminës. Ky përbërës aktiv mbështet sistemin imunitar duke rregulluar rritjen e qelizave të veta dhe ato që shkaktojnë kancer dhe duke reduktuar inflamacionin në trup.
Kështu, konsiderohet veçanërisht e dobishme për njerëzit që vuajnë nga artriti dhe sëmundje të tjera inflamatore. Ai gjithashtu ka veti antivirale dhe antimikrobike dhe përdoret tradicionalisht në disa kultura për të lehtësuar simptomat e ftohjes dhe gripit.
Thjesht shtoni gjysmë luge çaji pluhur shafran i Indisë në 2 gota ujë dhe lëreni përzierjen të vlojë. Më pas uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë për 5 deri në 10 minuta. Mund të shtoni edhe kanellë ose një fetë limoni.
Jamballi
Jamballi është përdorur në mjekësinë bimore kineze për qindra vjet, sepse ofron shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë vetitë antivirale dhe antimikrobike.
Këto përfitime janë për shkak të flavonoideve, një lloj përbërësi bimor që është plot me antioksidantë dhe është njohur se ka veti anti-inflamatore, antidiabetike dhe antikancerogjene. Megjithatë, mos e teproni pasi mjaftojnë 2 deri në 3 filxhanë.
Nenexhik
Ndjesia e ftohtë e mentes është gjithashtu qetësuese. Studimet kanë treguar se nenexhiku ka veti antimikrobike dhe antivirale që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve, dhe gjithashtu është e pasur me antioksidantë.
Çaji gjithashtu ndihmon në rritjen e humorit dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Mentol dhe metil salicilate, përbërësit kryesorë të nenexhikut, njihen si qetësues të ankthit, reduktojnë dhimbjen dhe pengojnë rritjen e baktereve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al