Nga Shkodra në Kurbin, Berisha publikon pamjet e demokratëve që po i bashkohen protestës: Thirrje policisë, tentuan të frikësojnë adoleshentët nëpër shkolla!

Oct 7, 2024 | 16:33
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në disa qytete policia ka shkuar nëpër shkolla për të marrë vesh nëse adoleshentët do të marrin pjesë në tubimin e thirrur sot në orën 18:00.

berisha

Berisha i bën thirrje policisë të qëndrojë larg shkollave, ndërsa ka publikuar një video ku demokratët janë nisur nga Kurbini dhe Shkodra për t’iu bashkuar protestës.

Reagimi i Berishës:

Larg policinë nga shkollat!

Dhunë policeske në shkolla ditën e mosbindjes civile!

Narko-qeveria e lebetitur nga adoleshentët!

Dënoj me forcën më të madhe përpjekjen për të friksuar adoleshentët guximtarë që janë tmerri i narko-qeverisë.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje dr sot ne disa qytete kane derguar policine nëpër shkolla për të marrë vesh për ndonjë pjesëmarrje adoleshentësh ne Marshimin drejte Tiranes.

Berisha policia

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura