Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album me foto nga vizita e tij disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kudër të mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në foto shihen disa nga momentet më pikantë të kryeministrit Rama, ku ai është takuar me Presidentin turk Erdogan, me lider të tjerë botërore, por edhe me përfaqësues të diasporës në Shtetet e Bashkuara.
Këtë vizitë në SHBA, kreu i qeverisë e quan “Vizitë krenarie për Shqipërinë”.
Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në eventin e organizuar nga organizatat hebreje të titulluar “Bridging Nations: A Tribute to Prime Minister Edi Rama at the UN General Assembly”, dedikuar Shqipërisë dhe rolit kryesor të Kryeministrit Edi Rama në promovimin e unitetit midis vendeve të Ballkanit dhe përpjekjet e tij të përkushtuara në mbrojtjen e të drejtave dhe historive të komuniteteve pakicë, përfshirë hebrenjtë.
“Në një vend ku krerët e komuniteteve të myslimanëve sunitë, bektashinjve, një urdhër i moderuar i shiitëve sufistë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikë takohen rregullisht dhe kremtojnë festat fetare të njëri-tjetrit, takimi i presidentit të Izraelit me ta nuk përbën lajm. Ky unitet midis drejtuesve tanë fetarë dhe komuniteteve fetare nuk është shfaqje për publikun; është e rrënjosur në ADN-në tonë. Ai pasqyron një “mirëkuptim” dhe “mirëqenie” fetare që është kaq e veçantë në këtë botë të trazuar e të hutuar – një bekim që e gëzojmë. Shqipëria ka qenë gjithmonë kështu dhe kjo shpjegon edhe faktin pse kemi qenë kaq të aftë të zbatojmë politika paqeje, dialogu dhe tolerance me fqinjët tanë dhe pakicat brenda territorit tonë, të cilat kurrë nuk kanë vuajtur nga ndonjë lloj diskriminimi etnik apo fetar. Shqipëria qe vendi i parë në Europë, që, në vitin 1932, kur antisemitizmi ishte në rritje, njohu me ligj të drejtën e komunitetit hebre për të kremtuar Sabatin”, tha Rama nder te tjera.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al