Debati i mbrëmshëm presidencial, mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe kandidatit republikan Donald Trump ka ngjallur shumë interes dhe është interpretuar në shumë aspekte. Një prej tyre është dhe gjuha e trupit të dy kandidatëve që synojnë të marrin Shtëpinë e Bardhë.
Por, çfarë u vu re në gjuhën e trupit të Harris dhe Trump, përveç shtrëngimit të duarve që ndodhi edhe ditën e sotme, gjatë një aktiviteti për 11 shtatorin, përvjetorin e sulmit ndaj Kullave Binjake në SHBA.
Ja 4 gjërat që u vunë re, sipas NBC.
Harris hyn në hapësirën e Trump
Harris eci nëpër skenë në hapësirën e ish-presidentit dhe i shtrëngoi dorën që nga fillimi, ndërsa ai shkoi direkt në vendin e tij.
Ky ishte një veprim i sigurt dhe vendosi tonin për të gjithë debatin, ajo e kishte iniciuar lëvizjen.
Trump përkulet përpara dhe shmang kontaktin me sy
Ish-presidenti e kaloi pjesën më të madhe të natës i përkulur përpara, me duart në foltore.
Ai nuk e shikonte Harris-in dhe kur e referoi atë, por vetëm drejtoi gishtin në drejtim të saj.
Kjo ishte një nga shenjat më të prekshme se Trump po bëhej i nervozuar.
Harris anon dhe tund kokën
Gjatë debatit, Harris nganjëherë anonte kokën ose e tundte me mosbesim.
Ajo madje buzëqeshi me disa nga komentet e Trump dhe vuri dorën te mjekra e saj në një gjest të ekzagjeruar sikur të thoshte se po dëgjonte një përrallë të gjatë.
Mënyra se si ajo u përball ishte një ndryshim nga performanca katastrofike e debatit të Joe Biden në CNN në qershor.
Harris shikon kamerën
Në disa raste, Harris shikoi drejtpërdrejt kamerën ndërsa jepte përgjigjet e saj.
Ishte përpjekja e saj me qëllim të theksonte mesazhin se Trump është i gatshëm për veten e tij, ndërsa tentonte të ‘ndryshonte faqen’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al