Nga thinjat, tek rrudhat në fytyrë, si të dalloni shenjat e plakjes në trupin tuaj

Feb 21, 2024 | 12:01
SHPËRNDAJE

Moshën njeriu nuk ka përse ta ketë ‘të shkruar’ në ballë.  Kalimi i viteve nuk lë shenja vetëm në fytyrën e njeriut por edhe në zona të tjera të trupit të cilat do t’i mësoni më poshtë në këtë artikull.

plakja001-1024x576 (1)

Duart

Duart janë ndër të parat që preken nga shenjat e moshës dhe kjo vërehet më shumë tek gratë.

Ndryshimet hormonale shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës dhe dobësimi i saj shkakton daljen në pah të damarëve.

Duart janë më të predispozuara të preken nga njollat e diellit sepse pothuajse kurrë nuk lyhen me krem mbrojtës.

Sytë

E qeshura është e dobishme për shëndetin por shkakton shumë rrudha.

Lëkura përreth syve hollohet më shumë dhe e qeshura, ekspozimi në diell apo vrenjtja në fytyrë rrit predispozitat e rrudhave.

Buzët

As buzët nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot njollave dhe shenjave të moshës.

Pas syve dhe ballit, rrudhat shfaqen në zonën e buzëve.

Në shfaqjen e tyre luan rol ekspozimi në diell por edhe mbledhja e buzëve nga përdorimi i pipave dhe shisheve kur pini ujë apo lëngje.

Balli

Shprehitë e fytyrës lënë gjurmë edhe tek balli.

Ky i fundit është ndër zonat e para të fytyrës që preket nga rrudhat.

Ekspertët rekomandojnë kolagjen dhe solucione për heqjen e qelizave të vdekura për zbardhjen dhe zbutjen e lëkurës.

Qafa

Zona e qafës duhet mbrojtur me krem kundër diellit.

Në mungësë të mbrojtjes, qafa humbet elasticitetin, lëkura poshtë mjekrës varet dhe me kalimin e moshës formohen rrudhat.

Kraharori

Ekspozimi në diell shkakton çngjyrosje të zonës së kraharorit, njolla dhe rrudha.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave me faktor mbrojtës mbi 30 që përmbajnë dioksid zinku.

Gjunjtë

Gjunjtë kanë tendencën të preken nga njollat dhe shenjat e moshës.

Përveç aplikimit të eksfoliantëve, ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave hidratues dhe me faktor të lartë mbrojtës.

Bërrylat

Bërrylat përbëhen nga kryesisht kocka dhe nuk kanë depozita yndyrore apo muskuj për të qëndruar të fryrë.

Ekspertët rekomandojnë përdorimin e kremërave zbutës me acid salicilik tek bërrylat.

Flokët

Për shumë njerëz, 30 vjetori vjen me shfaqjen e thinjave.

Ky fenomen përkeqësohet më shumë pas të pesëdhjetave.

Për më tepër, me kalimin e moshës, skalpi prodhon më pak yndyrë duke e përtharë kështu flokun në tërësi./Agroweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura