Nga tifozët te moti dhe transmetimi, gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Ukrainë-Shqipëri

Sep 7, 2024 | 11:29
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve mbrëmjen e sotme.

KOMBETARJA

Në Pragë, duke nisur nga ora 20:45, kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me tri pikë, ndërsa sa u përket tifozëve të cilët priten të jenë të pranishëm në stadium, mësohet se do të jenë mbi 2 mijë tifozë ata që do të mbështesin ekipin kombëtar nga afër.

Ndërkohë, në orarin që do të nisë takimi, lojtarët do të luajnë në një temperaturë optimale, e cila do të jetë rreth 20 gradë.

Ndërkaq, për të gjithë tifozët e Kombëtares, kjo sfidë do të transmetohet në dy kanale, TV Klan dhe “SuperSport”. Përballja është përcaktuar të luhet në stadiumin “Epet Arena”, me kapacitet 18 887 vende.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura