Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestet e lëshuar nga SPAK për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit, përfshi edhe ish-kryebashkiakun Vangjush Dako.
Sipas burimeve për News 24, një tjetër emër i njohur për të cilin SPAK lëshoi urdhër-arrest, është ish-drejtori i Urbanistikës së Durrësit, Adhurim Qehahaj, por edhe ndërtuesi Fiqiri Faruku.
Gjithashtu bëhet me dije se urdhër-arreste janë lëshuar edhe ndaj disa ish-specialistëve të Bashkisë së Durrësit.
Hetimi për Dakon nisi pas një kallëzimi të bërë nga banorë të një pallati në qendër të Durrësit, i cili u dëmtua nga tërmeti.
Dako e kishte dhënë para 12 vitesh lejen për ndërtimin e këtij pallati. Gjithashtu Dako do të hetohet edhe lidhur me pasurinë e tij.
Bëhet me dije se SPAK ka lëshuar 7 urdhër-arreste me burg dhe 3 “arrest shtëpie”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al