Këngëtarja e njohur, Elsa Lila ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është përballur në jetë, nga vrasja e nënës së saj, Eva Vishaj, ku ajo ishte vetëm 15-vjeçe, tek arrestimi për drogë në Itali.
Gjatë një bisede me aktorin Albano Bogdo në Ferma Vip, Elsa Lila ka rrëfyer se numëronte sekondat derisa mbushi 18-vjeçe për të hapur çështjen e nënës së saj, e cila u ekzekutua me plumb në kokë në 1997 dhe arsyeja e vrasjes së saj mbetet ende mister.
“Të jetojë njeriu për të mbushur 18 vjeç. Unë isha 15 vjeç dhe numëroja, ditët, orët, sekondat që të mbushja 18 të hapja procesin Kam hapur çështjen vetë, kam pasur avokat që 18-vjeçe për çështjen e mamasë sime. Njerëzit nuk e dinë, kështu vjen jeta të fortifikon. Që të jetojë njeriu duke pritur të mbushë 18-vjeç me stres, numëroja ditët, orët, sekondat, që të mbushja 18-vjeçe e të hapja procesin”, u shpreh Elsa Lila.
Ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur u arrestua nga policia italiane në banesën ku jetonte me vajzën e saj. Elsa Lila ka treguar se ishte ora 5 e mëngjesit kur karabinierët i shkuan në shtëpi dhe e arrestuan, duke shtuar se ruajti qetësinë.
“Po flija gjumë në shtëpinë time, ishte ora 5 e mëngjesit, më ra dera dhe u paraqiten 7 policë për të më arrestuar, duke mos pasur asnjë lloj lidhje me ambiente kriminale, ti fle e qetë natën. Kjo që ndodh papritur të duke si teatër i absurdit, përzierë me shokimin, me mosbesimin për atë që po ndodh, të shikosh jetën tënde të përmbyset për 5 minuta, fëmijën që ta marrin duke qenë mirë e bukur duke fjetur me të, thjesht ta marrin sikur të mos jetë asgjë, për më tepër pa e ditur se çfarë ke bërë.
Kam mbajtur qetësinë absolute sepse deri në fund më është dukur shara, s’doja që të jepja veten para vajzës sime, kam qarë në burg, jo në shtëpi. I prita efektivët si disa miq që të vijnë në shtëpi. Dy muaj e pak atje brenda duket shumë gjatë, vajza akoma se ka kaluar tmerrin, Mendjen e mbaja vetëm tek ajo, s’doja të më shikonte aty dhe ta ruante si memorie fotografike. I kam lutur disa vajzave të tjera që kishin të drejta telefonike, i paguaja cigare, që me anë të familjarëve të tyre të kontaktonin babain tim për të marrë informacion për vajzën time. Nuk u dënova kurrë sepse s’kam bërë asgjë”, rrëfeu Elsa Lila.
Si ndodhi vrasja e nënës së Elsa Lilës
Vrasja e Eva Vishajt, ndodhi më 23 maj 1997, kur ajo u gjet e pajetë, e qëlluar me një plumb në kokë pranë kilometrit të 29-të, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Nga hetimet mbi këtë ngjarje të cilat u rihapën vite më vonë, konkretisht në vitin 2004, Prokuroria akuzoi Albenc Agon si autor të vrasjes. Ago u gjykua në mungesë dhe më 1 dhjetor të vitit 2005, treshja e gjyqtarëve e kryesuar nga gjyqtari Gjin Gjoni e shpallën fajtor Albenc Agon për akuzën e “vrasjes me dashje” dhe të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”.
Ai u dënua me 20 vite burg. Gjykata arsyetonte në vendimin e saj se: “Personat që njiheshin me të, po atë ditë e kanë parë viktimën Eva Vishaj në makinë tip ‘Mitsubishi’, ngjyrë qielli, që po udhëtonte në drejtim të Rrugës së Elbasanit pikërisht tek Liceu Artistik, makinë që po drejtohej nga ana e të pandehurit Albenc Ago dhe që midis të dyve rezultonte se kishte marrëdhënie të acaruara, fakt që është vënë re nga ana e këtyre dëshmitarëve”.
Pasi u dha vendimi, Albenc Ago u arrestua në Itali dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë, ndërsa në maj të vitit 2008, Gjykata e Tiranës pranoi rivendosjen në afat të dosjes. Pas rishqyrtimit të dosjes më 17 dhjetor 2008, Apeli la në fuqi vendimin me 20 vjet burg. Ndërsa rekursi nga ana e Agos nuk u pranua nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë. Ago më vonë iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese, e cila në nëntor 2012 e riktheu dosjen për rishqyrtim në Apel.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al