Ngjarja e pazakontë për rivalët e kuqezinjve, koncerti i mbyll Anglisë stadiumin “Wembley”

Dec 14, 2024 | 12:09
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Anglisë është përballur me një ngjarje të pazakontë së fundmi. Kjo sepse ndeshjen me Andorrën me shumë gjasa nuk do të ketë mundësinë ta luajë në stadiumin “Wembley”.

wembley

Shkak për këtë janë bërë koncertet e bandës “Coldplay”. Këto të fundit e kanë rezervuar stadiumin nga data 22 gusht deri më 8 shtator dhe “Tre Luanët” duhet të zhvendosen diku tjetër. Sfida me Andorrën luhet me 6 shtator, një datë që ndodhet mes koncerteve dhe raportohet se do të krijohej kaos në logjistikë nëse takimi zhvillohet aty.

Kujtojmë ndërkohë se Anglia do e presë Shqipërinë më 21 mars, pikërisht në “Wembley”.

Një zhvendosje nga aty ndaj Andorrës nuk do të jetë për herë të parë ndërkohë, pasi në qershor miqësorja me Bosnjën u luajt në stadiumin e Njukasëll.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura