Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi dëmtoi dorën në makineri.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 Dhjetor në fabrikën në fshatin Barbas, Petrelë.
Viktima me iniciale M. P., dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar dorën në makineri në një fabrikë për prodhimin e vajit të ullirit në pronësi 55-vjeçarit dhe si pasojë ka humbur jetën
“Komisariati i Policise Nr.1, arrestoi në flagrancë: Xh.H, 55 vjeç, pasi në fshatin Barbas, Petrelë, tek një kapanon për prodhimin e vajit të ullirit,në pronësinë e tij, është dëmtuar shtetasi M.P, 67 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al