Ngjarjet e fundit në Shqipëri, Rama në zyrat e TikTok në Mynih: Kompania po merr masa për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe

Feb 16, 2024 | 17:38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë së TikTok në Mynih.

rama

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se me Theo Bertram kanë diskutuar për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Më tej, kreu i qeverisë tha se u njoh me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe

“Mynih – Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura