“Hape rrugën, s’jemi të përjashtuar”- Deputetët e PD pëplasen me gardën jashtë Parlamentit

Oct 31, 2024 | 10:15
SHPËRNDAJE

Tensione jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Teksa seanca plenare nisi në orën 10:00 ashtu sikur se ishte paralajmëruar, jashtë Kuvendit të Shqipërisë deputetët e PD-së u përplasjen me Gardën e Republikës, e cila nuk u lejon hyrjen në sallën e seancës. Një pjesë e deputeteve janë përjashtuar për shkak të përplasjeve që ndodhen në seancën e kaluar në Kuvend.

ggg

Deputetët kërkojnë me ngulm të hyjnë në Kuvend, por garda nuk i lejon. “Hapni rrugën”-, dëgjohet të thonë deputetët.

Pak pas nisjes së seancës plenare, deputetët e PD-së kanë përfunduar mbledhjen dhe janë nisur drejt Kuvendit.

Në mbledhje ata kanë diskutuar për skenarin që do të ndjekin sot në kuadër të mosbindjes civile.

Në rendin e ditës sot do të diskutohet për:

  • Projektligjiin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”
  • Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10 435, datë 23.6.2011, “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
  • Projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar.
  • Dekretin nr. 357, datë 10.10.2024, “Për kthimin e ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
  • Projektvendimi “Për një ndryshim të vendimit nr. 66/2021 “Për zgjedhjen e Byrosë dhe përbërjen e sekretariateve të Kuvendit”, i ndryshuar” (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, neneve 8, 10, 10/2 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit.)
  • Projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi”.
  • Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

 

Gazetari i News24. Osman Stafa raporton se takimi ka në fokus aksionin që do të ndërmerret sot në seancën plenare, referuar faktit që ka ende një numër të lartë deputetësh është i përjashtuar me vendim të Sekretariatit të Etikës.

111

222

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura