Nis turi i forcës për zikaltrit, Inzagi ka gati rrotacionin edhe me Asllanin

Sep 6, 2024 | 18:01
SHPËRNDAJE

Duhen ende 10 ditë nga rifillimi i kampionatit, por Simone Inzagi është duke studiuar kundërshtarët e radhës për Interin e tij, që kur të rikthehet do të ketë realisht një tur force.

Kristjan-Asllani-Simone-Inzaghi

Më datën 15 do të jetë transferta e Monzës, më 18 ajo e Mançesterit kundër Sitit në Champions League dhe pas 4 ditësh derbi mes Interit dhe Milanit. Në tri ndeshjet e para të sezonit, trajneri zikaltër, historikisht kundër rrotacionit masiv, ua besoi heronjve të titullit kampion, me Lautaron nga minuta e parë pavarësisht se nuk ishte në formë.

Nga tani deri në fund do të jetë e nevojshme të ruhen energjitë dhe rrotacioni është i domosdoshëm. Pankina nga ana tjetër është e gjatë dhe e gjerë. Skuadra është e ndërtuar pikërisht për të përballuar sa më mirë të gjitha kompeticionet dhe që kundër Monzës mund të ketë risi në formacion. Emrat janë gati: Zielinski dhe Fratezi për të lënë disi jashtë Mkitarianin dhe Barelën, që do të rikthehet me grupin javën tjetër pas operacionit në hunë.

Taremi do të kërkojë të gjejë golin e parë në kampionat, por edhe Bisek gjithashtu është një opsion për Pavarin. Të gjithë janë gati për fanellën e titullarit, Asllani, Karlos Augusto, Arnautoviç. Tani është momenti për të vënë në praktikë punën e drejtuesve në 2 sezonet e fundit për të ndërtuar një ekip me shumë alternativa.

Bjukenën është surpriza e madhe pasi mund të rikthehet në fushën e lojës përpara parashikimeve. Ai ka humbur fazën përgatitore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi me kombëtaren e Kanadasë. Lojtari mund të jetë gati që në mes të tetorit dhe është një alternativë në krah për trajnerin. Për këtë arsye ai e përfshiu në listën e Champions-it duke lënë jashtë si Tomas Palacios ashtu edhe Korrean. Kjo është arsyeja e vërtetë pse trajneri Inzagi bëri këtë zgjedhje sepse kanadezi mund të jetë një armë në ndeshjet e vështira ku duhet shpejtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura