Një 42-vjeçar paraqitet në spital i plagosur, dëshmia: Dikush më sulmoi me thikë! Ja çfarë thotë policia

Sep 23, 2024 | 12:16
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar është paraqitur në QSUT i plagosur dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sipas policisë, personi me banim në zonën e Shkozës kishte marrë një plagë me mjet prerës në këmbë.

ambulance

Nga deklarimi i tij rezulton se në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura