Një 63-vjeçar gjendet i varur në banesën e tij, ja çfarë dyshon policia

Feb 5, 2025 | 18:02
SHPËRNDAJE

Një 63-vjeçar është gjetur i varur në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vranisht në Devoll, ndërsa policia dyshon se personi i ka dhënë fund jetës në rrethana që ende janë të paqarta.

ambulanca-1-1

Ndërkohe policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Vranisht, Devoll, është gjetur i pajetë në ballkonin e banesës, dyshohet i vetëvarur, shtetasi F. T., 63 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura