Një 73 vjeçar humbi jetën nga turbulencat dhe 30 të tjerë u plagosën, kompanitë ajrore marrin masa për sigurinë e pasagjerëve

Jun 3, 2024 | 14:05
SHPËRNDAJE

Pas rastit tragjik ku një avion si pasojë e turbulencave u detyrua të bënte ulje të parakohshme në Londër dhe një person humbi jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, mësohet se disa kompani ajrore do të fusin në fuqi masa të reja.

turbulenca

Pasagjerët e fluturimeve në Mbretërinë e Bashkuar tashmë do duhet të mbajnë rripat e sigurimit në çdo kohë.

“Ekipet e sigurisë në një numër kompanish besohet se po shqyrtojnë mënyrën më të mirë për t’i detyruar klientët e tyre të qëndrojnë të lidhur edhe nëse shenja e rripit të sigurimit është e fikur”- njofton The Times.

Ndërsa linjat ajrore në mbarë botën kanë frikë se mund të jenë ato të radhës që do të pësojnë një incident të rëndë, 21 kompani në të gjithë botën thuhet se janë regjistruar në programin e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror për ‘ndërgjegjësimin për turbulencat’.

Agjecia Singapore Airlines ka ndryshuar tashmë rregulloren e saj pas incidentit të 21 majit duke mos ofruar më pije dhe vakte kur është vendosur shenja e rripit të sigurimit.

Pas më shumë se 10 orësh fluturim nga Singapori për në Londër, pasagjerëve iu deshën vetëm 3 minuta që të përjetonin atë makth kur avioni kaloi në turbulenca shumë të forta duke lënë pas mbi 30 të plagosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura