Një dekadë në krye të NATO-s, Stoltenberg mban fjalimin e lamtumirës, mesazh vendeve anëtarë: Bota ka ndryshuar, Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij, por…

Sep 20, 2024 | 9:48
SHPËRNDAJE

Pas një dekade në krye të NATO-s, Jens Stoltenberg do të zëvendësohet nga Mark Rutte i Holandës nga 1 tetori.

stoltenberg

Stoltenberg mbajti një fjalim lamtumirës ku tha se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”.

Bëhet e ditur se Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, gjatë fjalimit u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themeluese të aleancës në një fjalim që reflektonte mbi mandatin e tij dhjetëvjeçar.

“Që kur mora detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm në vitin 2014, bota rreth nesh ka ndryshuar thellësisht”, tha Stoltenberg.

Duke folur për Ukrainën, ai theksoi se vendi është më afër NATO-s se kurrë më parë, raporton Euronews.

“Sot, presidenti Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë luftën e tij brutale. Nuk besoj se mund ta ndryshojmë mendjen e Putinit. Por, unë besoj se ne mund të ndryshojmë llogaritjen e tij”, vazhdoi shefi i NATO-s.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura