Suksesi i Superkupës së Italisë ka kaluar në plan të dytë te Milani, pasi rezultatet në kampionatin italian nuk po i afrohen pritshmërive. Dhe në bankën e të akuzuarve për mungesën e rezultateve, kanë përfunduar edhe lojtarët që nuk kanë dhënë atë që pritej prej tyre.
Një emër që spikat negativisht është ai i Emerson Rojal, për të cilin Milani bëri investim të rëndësishëm për ta afruar në verë, por por që po mendon t’i japë lamtumirën që në janar, duke hedhur sytë nga Kajl Uoiker. Braziliani ka qenë larg pritshmërisë dhe në Milano tashmë e shohin si një lëvizje të dështuar në merkato.
Sipas mediave italiane, Emerson Rojal është kthyer në objektiv të merkatos së Gallatasarajit dhe Fullhemit, të gatshëm të sigurojnë shërbimet e tij që në janar. Klubi turk ka shfaqur interes për huazimin me të drejtë blerje të tij, ndërsa ai anglez mendon transferimin përfundimtar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al