Një ditë pas protestës në Parlament për burgosjen e Ervin Salianjit, mblidhet ‘Federata e Opozitës’! Ja ku do të jetë fokusi i diskutimeve

Oct 1, 2024 | 9:34
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi opozita protestoi në Kuvend dhe jashtë saj, duke djegur karriget e tyre, sot është njoftuar mbledhja e Federatës së Opozitës, e cila do të ketë në fokus aksionin opozitar dhe protestën e 7 tetorit.

federata e opozites

Kujtojme që Partia Demokratike ka deklaruar ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me mazhorancën, ndërsa një ditë më parë në shenjë revolte deputetë të opozitës kanë djegur një pjesë të karrigeve në shkallët e Parlamentit.

Në 7 tetor, ora 18:00, PD ka thirrur një protestë në Tiranë, e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime apo arterie rrugësh, në një formë të mosbindjes civile.

Opozita akuzon Kryeministrin Edi Rama lidhur më dënimin me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji, i cili prej të premtes ndodhet në burgun e Fierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura