Një fillim i ri në Universitetin “Luarasi”, zgjedhja që formëson të ardhmen tuaj

Oct 9, 2024 | 8:30
SHPËRNDAJE

NGA RESINA PLLAHA RESINA PLLAHA

Me fillimin e vitit të ri akademik, para studentëve të rinj hapet një horizont i ri, plot me mundësi dhe sfida. Vendimi për të zgjedhur universitetin e duhur është një hap i rëndësishëm që përcakton drejtimin e karrierës suaj të ardhshme. Për studentët që ende janë në dilemë, periudha e tretë e regjistrimeve është mundësia ideale për të bërë një zgjedhje të menduar dhe strategjike, dhe unë ju inkurajoj që të merrni në konsideratë Universitetin “Luarasi” për të nisur këtë udhëtim të rëndësishëm.

Universiteti “Luarasi” jo vetëm që ofron një ambient akademik të shkëlqyer dhe modern, por edhe mbështetje të plotë për zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Si eksperte e këshillimit të karrierës dhe pedagoge në këtë institucion, kam parë nga afër potencialin e jashtëzakonshëm që universiteti ynë u ofron studentëve. Mësimdhënia tek ne është e ndërtuar mbi një qasje praktike, duke ju përgatitur për sfidat që do të përballeni jashtë auditorëve. Programe që janë ndërtuar me kujdes, për të qenë sa më afër kërkesave të tregut të punës dhe për të nxitur aftësi që ju bëjnë të dalloheni si profesionistë të përgatitur. E ardhmja nuk vjen vetëm me diploma. Ajo vjen me përvojën që fitoni gjatë rrugës – praktikë, lidhje profesionale dhe këshilla të personalizuara. Universiteti “Luarasi” ofron të gjitha këto dhe më shumë. Ne bashkëpunojmë me kompani dhe institucione që do t’ju hapin dyert drejt mundësive të shumta. Zyrat tona të karrierës dhe Alumni-t janë gjithmonë aktive, duke ju ndihmuar të ndërtoni rrugën tuaj të karrierës që nga dita e parë në universitet dhe më tej.

Viti i ri akademik është një fillim i ri, një mundësi për t’u rritur dhe zhvilluar. Ju inkurajoj të zgjidhni Universitetin “Luarasi” dhe të përfitoni nga çdo mundësi që ofrojmë për t’u bërë një profesionist i suksesshëm. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të përbashkët drejt një të ardhmeje të ndritur!

Pedagoge Fakulteti Ekonomik

Përgjegjëse e zyrës së Karrierës

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura