Një gol në 12 ndeshje dhe shumë orë në avion, Lautaro duhet të zgjohet

Sep 18, 2024 | 14:42
SHPËRNDAJE

Pak shqetësim ka filluar të ketë. Nuk ka vend për krizë apo për alarm, por për ndonjë dyshim të vogël rreth të cilit janë mendimet e trajnerit Inzagi dhe interistëve. Si mundet që Lautaro Martinez të ketë probleme për t’u ingranuar në lojë?

Inter-Milan-Striker-Lautaro-Martinez-1-scaled

Ditën e diel, sulmuesi i Interit nuk ka goditur kurrë në portë. E impenjoi Turatin vetëm me një goditje të lehtë dhe pastaj e la fushën e lojës në minutën e 56-të, pa lënë gjurmë. Harta e tij e lëvizjes tregon se ka pasur vështirësi që të gjente hapësirë në zonën e rreptësisë dhe ka shkëmbyer shumë pak pasime me Turamin. Nuk krijuan kurrë rrezik së bashku.

SHUMË RRUGË- Vera e Lautaro Martinezit ka qenë impenjuese, pasi fitoi titullin kampion në Itali dhe atë të golashënuesit u nis menjëherë në SHBA, ku me Argjentinën luajti dhe fitoi Kupën e Amerikës. Luajti aty në shumë qytete dhe u kurorëzua në fund si “mbreti” i golit dhe ngriti kupën. Pushoi shumë pak dhe u rikthye në 6 gusht duke hequr dorë nga disa ditë më shumë pushimesh për t’i lënë të kuptohet Inzagit që do të luajë gjithmonë. Pas ndeshjeve të para u largua sërish për dy impenjimet me kombëtaren.

FIZIKU- Ajo që të godet më shumë në këtë fillim sezoni është gjendja fizike. Deri tani është një tjetër Lautaro. Një që ka pushuar pak dhe vazhdon të kalojë oqeanin. Përpara Monzës udhëtoi 14 orë për në Buenos Aires, duke luajtur 2 ndeshjet me Argjentinën në 2 qytete të ndryshme. Të parën në vendlindje dhe tjetrën në Kolumbi. Pastaj u rikthye sërish në “Appiano”. Inzagi mendoi që ta linte pushim në prag të sfidës me Monzën, por në fund “Toro luajti”. Nuk e gjeti dot golin e parë sezonal.

THATËSIRË- E dhëna e fundit është një statistikë: Një. Ky është numri i golave të shënuar nga Lautaro Martinez në 12 ndeshjet e fundit të kampionatit mes sezonit të kaluar dhe atij aktual. Argjentinasi ka shënuar kundër Frozinones në maj dhe pastaj ka mbetur gjithmonë thjesht në tentativë. Këtë vit ka humbur sfidën me Leçen për dëmtim muskulor, por në të tjerat ka qenë gjithmonë. Inzagi shpreson që në Mançester të gjejë Lautaron e vërtetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura