Një nga surprizat e Shqipërisë në Euro 2024, Arbër Hoxha: Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se…

Jun 25, 2024 | 18:01
SHPËRNDAJE

Arbër Hoxha ka qenë një nga surprizat e këndshme të Shqipërisë në Euro 2024. Anësori i majtë i sulmit tregoi vlerat e tij në radhët e kuqezinjve edhe pse ishte një nga afrimet më të fundit të trajnerit Silvinjo me fanellën kuqezi.

hoxha1

Loja e tij ofensive e bëri Hoxhën një lojtar të vlerësuar nga tifozët, teksa vetë lojtari nuk ka ngurruar ta cilësojë si realizimin e ëndrrës së tij praninë në Europian me fanellën kuqezi. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka treguar emocionet e tij pasi Shqipëria i dha lamtumirën turneut në Gjermani.

“Fillimisht faleminderit të gjithë atyre që më bënë të mundur realizimin e ëndrrës sime të madhe. Nuk ka sukses më të lartë për një sportist se të veshë dhe të ndjejë ngjyrat më të bukura të kombit tonë.

Faleminderit tifozë të mrekullueshëm për këto emocione të pa përjetuara më parë, se unë jam krenar, ama shumë krenar, qe jam Shqiptar”, shkruante Hoxha në postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura