Një përforcim për Kombëtaren U-21, Maldin Kaçurri ftohet nga trajneri Alban Bushi

Oct 1, 2024 | 8:50
SHPËRNDAJE

Një emër i ri po rritet në skuadrën e Arsenalit. Maldin Kaçurri, lojtari shqiptar i cili zbriti në fushë me “Topçinjtë”, duke debutuar në Kupë kundër Boltonit, ka qënë i gatshëm në ndeshjet e fundit në stol për Artetën edhe në Premier Ligë.kacurriMbrojtësi që ka një fizik të admirueshëm, mësohet se do të rikthehet të veshë fanellën kuqezi pas një viti mungesë. Siç mëson “Panorama Sport”, ndeshja e fundit që Kaçurri ka luajtur për moshat e Shqipërisë ishte në tetorin e vitit 2023 në miqësoren që kuqezinjtë e moshës U-19 kanë zhvilluar me Turqinë dhe tani trajneri i Shpresave Alban Bushi ka rezervuar një ftesë për Maldinin.

Më datën 15 tetor, Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të këtij Europiani, ndaj Armenisë në shtëpi. Edhe pse kuqezinjtë fituan në transfertë muajin e kaluar me Zvicrën jashtë fushe, llogaritë për t’u renditur në vendin e dytë janë pothuajse të pamundura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura