“Një person po merr atributet”- Procesi i integrimit dhe Shteti Bektashi, ish-presidenti Topi: Kryeministri nuk e ndjen të nevojshme ta diskutojë sepse…

Nov 2, 2024 | 18:25
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bamir Topi ka komentuar avancimin e procesit të integrimit në BE, ku Shqipëria ka hapur tashmë kapitujt e parë.

rama shteti bektashi bami topi

Në studion e emisionit Kjo Javë, Topi tha se kryeministri Edi Rama po merr atributet, ndërkohë që thekson se është falë punës së institucioneve.

“Integrimi është ëndërr e çdo shqiptari dhe mendoj se ky duhet të jetë një sentimental për cilindo. Është proces që ka filluar herët. Shqipëria ka qenë në mbijetesë dhe 31 vjet më parë mori merr trofeun e parë, anëtarësimin në KiE.

Në 2006 një delegacion i gjerë ka nënshkruar marrëveshjen e stabilizimin asociimit. Kjo do të thotë jo domosdoshmërish vjen një kohë dhe një person merr atributet. Do të kisha dashur të thoshte institucionet. Ky quhet batakçillëk.

Kur më vjen historia e date line që është 2030 kjo më bën të dyshoj a jam a s’jam unë. Një pyetje kam; si është historia e zgjidhjes së pronave në Shqipëri? Në 5 vite, kur problematika e pronave është e jashtëzakonshme dhe roli i institucionit është indiferent, atëherë them ku është kjo? Është kërkesë bazale kjo e pronave”, tha Topi.

Duke u ndalur te ideja e Ramës për një Shtet Bektashi, Topi tha se mënyra sesi e deklaroi ishte jo natyrale. Sipas tij, ai e tha në Asamblenë e OKB për të tërheur vëmendje dhe arsyeja pse nuk e diskuton është sepse “thotë institucionet janë unë”.

“Vetëm sot kam lexuar një shprehje brilante të një psikologu modern. Ai thotë; historia jote nuk je ti. Që do të thotë gjithçka që ka kaluar nuk duhet të merret në konsideratë. Ti je ai që je sot, nesër dhe në vazhdim. Mënyra sesi e ka deklaruar është jo natyrale. Ti e deklaron në mënyrë individuale, në momentin kur mblidhet seanca e OBK për të tërhequr vëmendje dhe për të qenë ekstravagant.

Pas asaj, është ndjerë më ky njeri? Je kryeministër, por jo shtetit. Ka harruar se Shqipëria është Republikë Parlamentare. Por në mënyrë indirekte e dimë që Parlamenti është ai dhe gjithë institucionet që dalin janë ai. Ndaj nuk e ndjen të nevojshme ta diskutojë, sepse thotë institucionet janë unë”, tha Topi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura