Një pjesë e Shqipërisë në errësirë totale prej disa orësh, OST tregon shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike: Ka stakim të avarisë në …

Jan 5, 2025 | 21:29
SHPËRNDAJE

Disa prej qyteteve të Shqipërisë ndodhen në errësirë totale që prej orës 17:30, duke lënë në terr gati gjysmën e vendit.

Screenshot 2025-01-05 181350

Energjia elektrike është ndërprerë në të gjitha nën-stacionet e rajoneve Durrës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Kuçovë dhe Berat.

Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) njofton se ndërprerja e sotme e energjisë elektrike në disa qytete të vendit ndodhi për shkak të stakimit të avarisë së linjës 220kV Tirana 2 – Rrazhbull nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

Pas rreth 30 minutash, OST arriti të rikthejë energjinë në nën-stacionet e këtyre rajoneve, megjithatë, rikthimi u realizua vetëm për fidrat e rëndësisë së veçantë, përfshirë spitalet dhe qendrat e qytetit.

Të gjithë konsumatorët e tjerë mbeten të prekur nga kufizime të thella në furnizimin me energji elektrike.

Gjithashtu, në orën 17:52, u raportua një ndërprerje e përkohshme e energjisë edhe në rajonin e Sarandës, e cila u rikthye sërish me kufizime.

Aktualisht, OST njofton se është duke realizuar një rivendosje graduale të energjisë në rajonet e mësipërme, për shkak të ngarkesës së lartë. Ky proces po kryhet në bashkëpunim me Dispeceritë Rajonale të Durrësit, Beratit, Fierit, Gjirokastrës dhe Vlorës, në përputhje me udhëzimet dhe hapësirat e nevojshme deri në rivendosjen e skemës normale të furnizimit.

Lexo edhe: Shqipëria në “errësirë”, ndërpritet energjia elektrike në disa qytete të vendit

Lexo edhe: Disa qytete në errësirë totale, reagon Berisha: Shqipëria në terr, digat plotë! Shkaku vjedhjet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura