Një stuhi e rrezikshme ka kapluar Britaninë e Madhe dhe Irlandën, duke shënuar viktimën e parë si dhe duke lënë pa energji elektrike më shumë se 1 milionë banorë në dy shtetet ishullore.
Kjo stuhi, e quajtur Éowyn, ka arritur shpejtësinë maksimale deri në 160 km/orë, në Skotlandë.
Sipas BBC, një burrë ka ndërruar jetë për shkak se teksa ndodhej në makinën e tij, një pemë i ka rënë sipër. Sakaq, forcat nuk arrijnë të nxjerrin trupin e tij nga automjeti, për shkak të kushteve të vështira që kjo stuhi ka krijuar në mbarë shtetin ishullor.
Teksa dy ishujt ndodhen pjesa dërrmuese pa energji elektrike, vështirësi hasin dhe makinat e ndihmës së shpejtë.
Moti i ashpër ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në përgjigjet emergjente të Irlandës së Veriut, duke vonuar kështu dhe dhënien e ndihmës tek njerëzit në nevojë për ambulancë.
Stafi mjekësor gjithashtu ka përjetuar probleme me ardhjen në punë, gjë që ka ngadalësuar përgjigjet.
Komentatori i sportit, Mark Jones, e cilësoi këtë stuhi si një “tërmet”, pasi shprehet se ka parë portën e tij të hekurt duke u shkulur nga vendi teksa valëzonte në ajër.
“Unë mendoj se fjala ‘stuhi’ është shumë e butë për atë që kemi parë këtu. Vetëm një uragan mund ta bëjë këtë.”, u shpreh për BBC Mark Jones.
Sakaq, mbi 1000 fluturime janë anuluar për shkak të Éowyn.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al