Një vit nga sulmet e Hamasit në Izrael, ministri Igli Hasani: Palët të punojnë për zgjidhje që garanton paqe! Të lirohen menjëherë dhe pa kushte pengjet

Oct 7, 2024 | 9:59
SHPËRNDAJE

Në një vjetorin e sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, ministri i Jashtëm Igli Hasani bën thirrje që palët të gjejnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse që garanton paqen.

igli hasani

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, shkruan Hasani.

Postimi

Sot, një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael.

Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura