Një vit nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjaku, e bija e efektivit: Askush se mbush boshllëkun tënd! Do mbetesh krenaria e shtetit

Sep 24, 2024 | 20:09
SHPËRNDAJE

Arbenita, vajza e Afrim Bunjakut, efektivit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës një vit më parë, më 24 shtator, gjatë një sulmi në Banjskë, ka folur e prekur në këtë përvjetor të humbjes së babait.

afrim bunjaku vajza

Në përkujtimoren e babait të saj, ajo ka thënë se për familjen Bunjaku asgjë nuk e zë vendin e tij, ndërsa ka theksuar se amanet për familjen Bunjaku janë përkushtimi dhe dashuria për atdhe.

“Është e vështirë t’i imagjinosh ëndrrat e fëmijës kur i mungon krahu më i fortë që është babai e vështirë të vazhdohet jeta pa praninë e tij. Krenaria që kemi për babanë na bënë të vazhdojmë për para. Duke kujtuar që u bë hero për vendin tonë ku dashuria dhe përkushtimi për atdheun janë amanet për ne”, ka thënë Arbenita.

Mes emocionesh dhe lotësh, Arbentia është shprehur se askush nuk ia mbush asaj dhe familjes boshllëkun e humbjes së tij.

“Një vit pa ty babi,  mungesë që asgjë nuk e mbush boshllëkun që ke lënë brenda nesh, ishte dhe do të mbetesh krenaria e familjes dhe shtetit tonë”, ka thënë ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura