Një vit pa humbje për “Los Blancos”, Reali presion Barçës dhe rekordit blaugrana

Sep 25, 2024 | 13:14
SHPËRNDAJE

Kërkonte fitore në ndeshjen e tij numër 300, kërkonte fitore për të mbyllur një vit të plotë kalendarik pa humbje, kërkonte gola dhe në pjesën e parë…real madridKundër Alaveshit, Ançeloti i ka shijuar të gjitha. Reali i ka bërë dhuratë një fitore kundër Alaveshit, surprizë në La Liga në javët e para që për pak sa nuk i ka bërë një surprizë të pakëndshme në fund me dy gola në harkun e pak minutave. Sa për golin Ançeloti ka pritur vetëm 55 sekonda për të parë skuadrën e tij të shënojë me kapitenin Lukas Vaskez në vend të Dani Karvahal. Alveshi është dorëzuar shpejt që përballë një Reali të qartë, që ka shënuar dhe dy të tjerë me Mbape dhe Rodrigo, duke krijuar përshtypjen se mbrëmja ishte mbyllur dhe mendja ishte nga “Metropolitano” për derbin e së dielës. Por dy gola të vonë nga miqtë baskë kanë rrezikuar të prishin festën e italianit.

GJITHÇKA THJESHTË – Ançeloti ndonëse kishte premtuar rotacion, ka zgjedhur të zbresë në fushë me më të mirët kundër Alaveshit. Dhe i merr shpejt frytet e zgjedhjeve, pasi Lukas Vaskez që nga dhomat e zhveshjes kalon në epërsi vendasit që kontrollojnë gjithçka në pjesën e parë. Mbapesë i anulohet një gol përpara se po vetë francezi të dyfishojë shifrat në fundin e kësaj pjese me një veprim të shkëlqyer. Reali gjen dhe golin e tretë me fillimin e pjesës së dytë, kur Rodrigo shënon.

AKADEMI DHE FRIKË – Me epërsinë e tri golave, Reali përgjumet por baskët nuk tregojnë shenja jete. Objektivi i vetëm në fushë për Madridin ishte të çonte drejt golit Viniciusin. Reali e paguan përgjumjen e tij, teksa 5 minuta nga fundi Protesoni shënon për Alveshin. Situata bëhet më serioze 2 minuta më vonë kur Kike Garsia shënon dhe golin e dytë për Alaveshin!!! Miqtë tentojnë gjithçka për gjithçka, por festa e Realit dhe e Ançelotit nuk njolloset.

PRESION BARCELONËS – Reali arrin në këtë mënyrë fitoren e tretë radhazi në La Liga dhe tani ia kalon presionin Barcelonës që sonte pret Getafen. Për Madridin janë 39 ndeshjet radhazi pa humbje në kampionat dhe rekordi i Barçës me 43 takime pa humbje afrohet gjithnjë e më shumë. Prova e radhës “Metropolitano”, në derbin e Madridit, aty ku regjistrohet dhe humbja e fundit e Realit në Liga.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura