Njerëzit që pijnë çaj çdo ditë kanë një zemër më të shëndetshme, ja llojet më të mirë për zemrën

Oct 2, 2024 | 18:15
SHPËRNDAJE

Pirja e çajit çdo ditë është një zakon që i bën shumë mirë zemrës. Këtë e thotë një studim, në të cilin morën pjesë mbi 6500 të rritur të cilët në fillim të studimit nuk vuanin nga asnjë sëmundje e zemrës.

image_urlhttps3A2F2Fstatic-1000x650 (1)

13% e tyre pranuan se pinin minimalisht një filxhan me çaj në ditë, ndërsa 51% e tyre pinin një ose më shumë filxhanë kafeje në ditë. Në harkun kohor të 11 viteve, njerëzit që pinin çaj çdo ditë u përballën me një bllokim shumë të ngadaltë të enëve të gjakut.

Ata ishin 29% më pak të rrezikuar nga ataku në zemër, ishemia apo vdekja e parakohshme. Njerëzit që pinin kafe çdo ditë nuk kishin asnjë prej këtyre përfitimeve.

Ndonëse pirja e çajit nuk është faktori i vetëm që ndikon në shëndetin e zemrës, ai është një kontribues i fortë për mirëqenien e këtij organi.

Çajrat më të mirë për zemrën

Kur vjen puna tek përfitimet për zemrën, lloji i çajit që zgjidhni ka shumë rëndësi, sidomos për mënyrën se si mund të ndërveprojë me ilaçet.

Kardiologët amerikanë thonë se çaji i zi, i bardhë dhe jeshil janë çajrat më të mirë për zemrë.

Çaji i Zi

Çaji i Zi përmban shumë flavonoidë të mirë për zemrën.  Njerëzit që pijnë çaj të zit re herë në ditë kanë nivele më të ulëta të triglicerideve dhe kolesterolit.

Por çaji i zi përmban kafeinë e cila i bën keq zemrës, veçanërisht nëse vuani nga tensioni i lartë apo rrahjet e çrregullta.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është zgjedhja më e mirë për zemrën. Gjethet e tij nuk janë të oksiduara dhe ulin ndjeshëm kolesterolin e keq. Pirja e këtij çaji ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në zemër.

Çaji i bardhë

Çaji i bardhë është më i pastri nga të gjithë çajrat. Flavonoidët që gjenden tek ky çaj hollojnë gjakun, ulin tensionin, kolesterolin dhe përmirësojnë të gjithë qarkullimin e gjakut. Megjithatë, nëse merrni ilaçe për hollimin e gjakut, ky çaj nuk është i duhuri për ju./AgroWeb.org

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura