Kanceri i ezofagut ka tendencë të etiketohet tani si një “vrasës i heshtur”, incidenca e të cilit duket të jetë në rritje, veçanërisht te njerëzit e moshës së mesme.
Simptomat e kancerit të ezofagut shpesh kalojnë pa u vënë re derisa sëmundja të ketë avancuar shumë. Kjo është arsyeja pse ky lloj i veçantë i kancerit konsiderohet si një nga më “tinzarët”.
Për shembull, studimet më të fundit zbuluan se shkalla e këtij kanceri pothuajse u dyfishua te njerëzit e moshës 45 deri në 64 vjeç, ndërsa prevalenca e ezofagut Barrett, një gjendje prekanceroze, u rrit me rreth 50% në të njëjtën grupmoshë midis viteve 2012 dhe 2019.
Arsyeja e saktë e rritjes së rasteve të kancerit të ezofagut tek të rinjtë nuk dihet ende, megjithatë, rritja e shkallës së obezitetit, dieta e pashëndetshme dhe urthi kronik ose sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) janë faktorë të mundshëm, shpjegon autori i studimit, Profesor i Mjekësisë dhe Shefi i Endoskopisë në Universitetin e Floridës, Dr. Bashar Kumseya.
Urthi kronik çon në ezofag Barrett, i cili, nga ana tjetër, shkakton ndryshime jonormale në qelizat e ezofagut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al