Njihuni me burrin që ka 12 gra dhe 102 fëmijë: Emrat i kam shkruar në fletore

Feb 5, 2023 | 23:16
SHPËRNDAJE

Musa Hasaya Kasera ka aq shumë fëmijë sa nuk i mban mend emrat e shumicës prej tyre. Fshatari nga Uganda përpiqet të sigurojë familjen e tij të madhe, e cila përfshin 12 gra, 102 fëmijë dhe 578 nipër e mbesa.

burri me 12 gra

“Në fillim ishte një shaka…por tani ka problemet e veta,” tha 68-vjeçari. “Me shëndetin tim në rënie dhe vetëm 8 hektarë tokë për një familje kaq të madhe, dy nga gratë e mia u larguan sepse nuk mund t’u siguroja gjërat bazë si ushqimin, arsimin, veshmbathjen” shtoi ai.

Hasaya, i cili aktualisht është i papunë, por është bërë një atraksion turistik në fshatin e tij, tha se gratë e tij tani po marrin masa kontraceptive për të ndaluar zgjerimin e mëtejshëm të familjes. “Gratë e mija marrin pilula kontraceptive, por unë nuk marr asnjë masë. Nuk pres të kem më shumë fëmijë sepse nga sjellja ime e papërgjegjshme kam mësuar të kem kaq shumë fëmijë që nuk mund të kujdesem për ta”, shpjegon ai.

“…Më kujtohet vetëm emri i fëmijës tim të parë dhe të fundit, por disa prej fëmijëve të mi nuk ua mbaj mend emrat ,” thotë Hasaya duke shfletuar fletoret e tij në kërkim të detajeve për fëmijët e tij. “Nënat e tyre më ndihmojnë t’i identifikoj”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura