The WE Edition pajisja më e re e IQOS 3 Duo është prezantuar së fundmi dhe në Shqipëri. Vjen si një edicion i limituar i IQOS 3 duo përmes një dizajni autentik që inkurajon përqafimin e ndryshimeve që bëjnë gjithësecilin unik. The WE Edition është krijuar duke u frymëzuar prej komunitetit të IQOS si një pajisje që flet për të bukurën e ndryshimeve mes gjithësecilit.
The WE Edition është pjesë e rrugëtimit drejt një të ardhme pa tym duke përforcuar përkushtimin e Philip Morris për t’u ofruar alternativa më të mira duhanpirësve të rritur në Shqipëri, të cilët në të kundërt do të pinin cigare.
Ky prezantim i ri që i shton jo vetëm ngjyra koleksionit të IQOS, konfirmon edhe njëherë angazhimin e kompanisë për të investuar vazhdimisht e në mënyrë konstante në zhvillimin dhe komercializimin e produkteve të vërtetuara shkencërisht që mund të ndihmojnë miliona duhanpirës të rritur që ndryshe do të vazhdonin të pinin cigare, për të kaluar në alternativa më pak të dëmshme.
Edicioni i limituar i The WE Edition vjen për duhanpirësit e rritur shqiptar në 3 vjetorin e prezantimit të IQOS në vendin tonë. Si një alternativë më e mirë kundrejt pirjes së cigares, IQOS u prezantua për herë parë në Shqipëri në vitin 2019.
IQOS është një pajisje elektronike e cila e ngroh, por nuk e djeg duhanin. Kjo pajisje mundëson ngrohje vetëm aq sa duhet për të çliruar nikotinë, por pa tym dhe hi. Teknologjia me ngrohje e IQOS është cilësuar si një zbulim revolucionar sa i takon reduktimit të dëmit të duhanit, pasi duke mos djegur redukton ndjeshëm nivelet e kimikateve të dëmshme që çlirohen me tymin.
Deri më tani kompania Philip Morris ka investuar mbi 9 miliardë dollarë në kërkimin shkencor, zhvillimin dhe komercializimin e portofolit të produkteve të reja pa tym. Mbi 930 shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë punojnë mbi zhvillimin dhe hulumtimin e këtyre produkteve.
Aktualisht në botë janë rreth 21.2 milion përdorues të IQOS, prej të cilëve 15.3 milion duhanpirës të rritur kanë kaluar plotësisht IQOS duke hequr dorë përfundimisht nga pirja e cigars.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se IQOS nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al