Nuk arriti suksesin e madh, por ish-trajneri i Kombëtares është prezent në stadium për të festuar me kuqezinjtë

Nov 20, 2023 | 21:01
SHPËRNDAJE

Shqipëria e mbyll me supersukses aventurën europiane në Grupin E me ndeshjen ndaj Ishujve Farore. Duke ditur se kualifikimi për në Gjermani 2024 u arrit që në ndeshjen e parafundit në Moldavi, sonte duhet vetëm një pikë për të blinduar vendin e parë në grup dhe për të festuar të gjithë.

REJA

Pjesë e festimeve të kuqezinjve do të jetë edhe ish-trajneri i Kombëtares, Edi Reja, i cili nuk arriti që gjatë detyrës së tij të arrinte sukses për t’u mbajtur mend. Gjithsesi trajneri italian është prezent në “Air Albani” për të festuar suksesin e pasuesit të tij Silvinjo si dhe të Kombëtares shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura