NGA AGRON GJEKMARKAJ
Shoku Pandi i shkruan Kronikës!
Eh, vëlla, vëlla, si erdhën këto kohëra …eh ! Nuk dimë më ku kemi kokën, madje as koka nuk na duhet gjë! Mjafton bash-KOKA që kemi në krye, jo rradakja mbi shpatulla!
Shoh veten në pasqyrë dhe i them , ishe dy herë Vezir i Madh, jo ibret-Kryeminister, të kishte llafi peshë, tani të ka në dorë Bora virania!
Për foton e cv-së që i nisa me tërhoqi vërejtje, pasha Zotin, pse kaq i zymtë, më tha, mos e ke këtë vengersi formë disidence ndaj epokës së lumturisë që Babo i ka dhënë këtij qafir milet qe po e lodh e plak?!
Mejtimet e brëndeshme e trazimet më bënë të marr kartë e penë të ndaj ca daramete , të të bëj ca kritika e të të marr një mendje!
Sa zili ja kam atij merhumit Bakes, salltaneti salltanet, gjumi gjumë, udhëtimi udhëtim!
Po ti mos e bëj atë letrën publike që me the per represionin ndaj opozitës …..hë mo atë që do e filloje me i dashur merhum !
Me zhgënjeve shume në mbledhje me këta të parlamentit europian ! Pse do thuash ti? Ja fliste shoqja Pirdeni, filiz i ri i partisë, e ti zgerdhiheshe, në vend që te merrje shënime se atë Babua e nxori dhe në podcast !
Tonit desh i ra zali se atij ju bë dora ujë, duke e rishkruar fjalimin e saj! Pastaj ç’qe ajo fjali “ Zoti të faltë” drejtuar Tonit, sikur ai po thoshte budallallëqe, po edhe nëse , ato i kanë hije atij, more i uruar, e stolisin! Ky stan këtë bylmet ka.
Mbete pa fjalë kur reformatori i madh Xhafa, qe po ia ndreq samarin miletit qysh prej s’mbahet mend, vitit 1984, mori llafin për të rrëfyer se ç’reforma të mëdha do ti lërë peshqesh vatanit qerratai!
Vetëm shoqen Etilda-kurorën ndoqe me vëmendje dhe shfaqe pikëllim kur ajo iku, ndonëse Jorushi i Tabakeve te qortoi dy a tri herë për këtë kretinizëm të theksuar!
Po ky Gaz Bardhi more ? Pu pu pu pse është me i zi se djalli? Mban një dosje në dore si Shën Pjetri tek dera e Parajsës , dhe na thotë me të zgërdhirë ketu te kam ty e atje atë tjetrin , ndaj kthehu mbrapsht! Mos bëftë hajer, mos bëftë, i paudhi!
Per Braçen jam në merak të madh! Ti e mban mend kur i përmbysi karrigen Babos atëherë kur e hoq nga Zëvendës Kryeministër? E mban e mban se ai e fali, ndërsa ty të dënoi 40 dite për një sullaco që i bëre tëndes nga brenda jashtë! Nuk është mirë i gjori sa të kapë vendin, një ditë i bën si kameraman dasmash Beles në Divjake, tjetrën i thotë Mamices s’ka si ty o marifete! Sikter!
Po ty t’i falin ato të tilla luhatje e pavendosmëri?! Unë vetë i bëj mashallash sa njërës sa tjetrës që të jem i ndershëm! Nuk kam këllqe te mbaj zemërimin e tyre.
Po ai Lali çe kishte atë metafore me macen “Bela” që ra në gropë që herë e hiqte e herë e vinte! Na ngriu gjakun i paudhi se na pyesin njerëzia e e rrimë meit! Janë me zarar këto komente në kohë qameti.
Këtë Ditmirin nuk e marr vesh, përditë del e na thotë “ Shqipërisë i duhet kjo e i duhet ajo” po pse more nuk ka kush mendon për këto punë? Unë dhe ai mbetem t’i ndajmë!?! Po mendon Babua per Shqipërinë, mor i plaçin sytë atij dhe juve ! Më vjen tia marr atë çantën e turistit që ia kanë dhuruar në Budapest dhe tia vërvit në Lanë!
Të ka lezet shpirti me Arben Pëllumbin. Po i dëftonte Damos në kafenenë e Kuvendit, me mori Mamica tek Papa , aty u ngashëreva, qava sa desh plasa!
Blerina tha gjynah që nuk është Laerti ti mbledhë lotët se kështu venë dëm, se janë të dlirjes nga mëkati?! Por ai i habiti të gjithë, me vrau ndërgjegjja tha , çdua une këtu more maluketer, ne Papë kemi Babon ai na i qëron mekatet! Ai krijon shi dhe breshër, diell dhe vapë, madje kohët e fundit, dhe shtete. Baba Mondin e bën Mbret. Se Papa ketu t’i fal, po atje po nuk desh Babua, të punon Spaku qindin! Si gur varri fytyre e tyre!
Nikoqirin ose Niqiforin, siç e thërrasim ne me përkëdheli, e ke vënë në veshtersi të madhe që e nxore tek kronika krahasimin që i bënte Babos me Sadamin. As pi, as ha, vetëm dridhet si purtekë! Një ditë i shkova në zyrë , s’e gjeta, kur ç’të shoh, një këmbë dukej poshtë divanit dhe një lëng i verdhe kishte marrë udhën e dyshemesë me një duhmë amoniaku.
Po dil o mavri, dil i thashë, se të ka falur hëpërhë i duhesh në Korçe se ke leka e taraf! Jo, më tha, nuk kam hallin tim, por personazhet e kronikes po shkojnë një nga një në hapsana, druaj per Babon se per vete le të ma grijnë mishin, e dridhej.
Çudi e madhe me këtë Ogin, kemi filluar t’i servilosemi fshehurazi se këto gratë e tjera bëhen xheloze! Bora që i di keto punë ka hapur llaf që atë do e kandidojë Babua për bashkinë e Tiranes! Duhej ta kishim pikasur heret begenisjen e Bores ndaj saj! Mimi di Puccini me sheh gjatë në sy e lëshon psherëtima “ ah vllai, vllai”! S’e di në ka lojtur nga fiqiri apo bën vete! Ai Etjen Xhafa me habit , dje hengri shtatë salçiçe e kater veze të skuqura! T’i kem si tagji në stomak, tha se nuk i dihet.
Damua e ka ndarë mendjen, të bëhet ç’ të bëhet…boll na ka dhënë Babua rybe , emer, gjë të gjallë, prona, ylefe e zahire! Po me hodhi ndonje gjë perseri sevap bën bereqavers!
Po ashtu dhe Klosin e kemi shpallur në kerkim keto kohe, po mezallah se e qet koken! Nuk dihet kush do ketë fatin e Kadri Hazbiut e Feçorrit !
Sot u pa në sallën e Mexhlisit, duke parë me adhurim Mamicën.
Netës i hanë duart dhe i qan zemra, po ç’e do se nuk ka opozite ne salle t’i hynte me shpulla. Se per shpirt ju duam në boten tjeter. Ne hell do ju piqte sidomos ty. Në yndyren tende do e ngjyente Dilua dhe Ermua kafshaten. Me raki do të pinte Ismet Beqiri në lendinë!
Per ty me erdhi mirë ( mes nesh kjo) që kishte nderhyrë Mogerini tek shefja e kabinetit të Mamices, për të lënë të hysh në binanë e zyres se te ka marrë zët ngaqe ti e ke yshtur Kostën në qendresë që ai mos t’ja bëjë kafenë dhe presë që Kali të hyjë në Trojë, atëherë kur duhet.
Te lutem, me kthe përgjigje sa më shpejt se e di që Kronika në dukje është e ashpër po në shpirt e drejtë!
Selam Kryezevendes Liderit, Mulit se me ka paralajmëruar për këto mote!
Me brengë
Yti
Pandi
I dyti Vezir i Shqipërisë me këtë emër të bukuar. Mos paça fatin e të parit në fund !
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al