“Nuk do i lë të qetë”- Erjola i përgatiti hallvën “e vdekjes” çiftit Ilnisa-Meriton, ja si reagon vëllai i gazetares

Feb 29, 2024 | 22:02
SHPËRNDAJE

Dita e sotme ka qenë tensionuese në shtëpinë e Big Brother Vip 3, ku ka patur jo vetëm debate, por dhe situata të tjera të pazakonta. E tillë ka qenë ajo që bëri Erjola, e cila i përgatiti hallvën e vdekjes çiftit Ilnisa-Meriton.

hallva

“Do i bëj një copë hallvë. E ke parasysh për çfarë bëhet hallva?! Do i them po ha hallvën tënde se ti dhe ai për mua keni vdekur si banorë. Nuk do i lë të qetë, nuk do i lë të flenë gjumë…”, u shpreh një natë më parë Erjola dhe si duket e ka mbajtur fjalën.

Por si reagoi Ilnisa?

Ky gjest nuk është pritur aspak mirë nga Ilnisa, e cila tha se është e shëmtuar që t’i urosh dikujt vdekjen.

Ilnisa: Më bëri dhe hallvën mua më pëlqeu me thënë të drejtë

Meritoni: Për ne është kur shpëton dikush nga e keqe. Është e tmerrshme me e përdor kshu.

Ilnisa: Çfarë tipi. Do të kapi ndonjë lajm portali

Julia: jam shumë e mërzitur më ketë muhabetin e hallvës

Ilnisa: Më vdiq mua pra, doli vet keq

Heidi: Si ka abuzuar?

Ilnisa: U afrua me mua duke u tallur, e kupton? Doli vetë shëmtuar. Sa e shëmtuar. Megjithatë mua më pëlqen shumë hallva. Do që të shpëtojë të shtunën, renditi gjëra që në fakt asnjëra nuk është e vërtetë. SI mund të shfrytëzojë njeriu…. T’i urosh dikush vdekjen është e tepërt, ishte shumë e tepruar.

Egla: Më vjen keq për gjestin që e solli në lojë traditën. Secili mban përgjegjësi me fytyrën e vet

Ilnisa: Nuk kam koment, ne nuk kemi vdekur njeri këtu. E ulët shumë

Reagime ka patur dhe nga jashtë shtëpisë.

Vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli, ka reaguar me ironi ndaj veprimit të Erjolës, duke thënë se po shkon të shijojë një tortë me Anaisin (vajzën e Ilnisës), ndërsa i uron jetë e shëndet motrës.

“Me Anaisin, për një tortë sot. Për shëndet e jete për te ëmën e saj dhe motrën time!”, shkruan ai në Instastory.

WhatsApp Image 2024-02-29 at 20.27.30

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura