“Nuk duam luftë, por…”- Presidenti i Iranit: Izraeli po na detyron të reagojmë! Do të ketë një përgjigje të fortë

Oct 2, 2024 | 20:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Iranit, Massouf Pezeshkian, ka deklaruar se Irani nuk po kërkon luftë.

presidenti i iranit

Ai ka deklaruar se është Izraeli ai që po i detyron të reagojnë.

Pezeshkian ka paralajmëruar se “do të ketë një përgjigje më të fortë” nëse Izraeli hakmerret ndaj sulmeve të së martës, raporton BBC.

Sipas tij objektivi i Izraelit është të zgjerojë dhunën në rajon dhe fajëson Izraelin se nuk dëshiron paqe.

Ai vazhdon duke theksuar se Irani dëshiron të parandalojë dhe ndalojë dhunën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura