“Nuk e besoja kurrë që kishte diçka të keqe”- Arbër Çepani rrëfen momentet e fundit të Gerti Bogdanit: Më thanë ‘nuk është ndjerë mirë’, pash 15 veta mbi kokën e tij

Sep 19, 2024 | 22:08
SHPËRNDAJE

Arbër Çepani ka rrëfyer mes lotësh ndarjen nga jeta në mënyrë të beftë të kunatit të tij, ish-deputetit Gerti Bogdani dhe momentin ku është njoftuar se ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

gert bogdani

Teksa fliste mes lotësh, Arbër Çepani tregoi momentin se si e mori vesh lajmin që tronditi familjen. Ai rrëfeu se e kishin njoftuar se Gerti nuk ndjehej mirë dhe ishte dërguar në spital, por shtoi se kurrë nuk  e kishte menduar se mund të ishte diçka e keqe.

“Sapo ndodhi ma thanë direkt, kaluan disa minuta pasi e gjetën në atë gjendje në tualet dhe e dërguan në spital. Hajde se nuk është mirë Gerti më thanë, nuk është ndjerë mirë dhe është në gjendje të fikti. Nuk e besoja kurrë që mund të kishte diçka të keqe, ishte më i forti ndër ne. Dukej sikur do na përcillte Gerti një nga një, se mendonim se do bënte këtë parakalim”, tha ai në studion e Top Story.

Tejet i prekur, Abër Çepani ka treguar se pasi ka shkuar në spital ka kuptuar që situata ishte serioze.

“Kur shkova në urgjencë mendova se ka ndonjë gjendje të fikti. Pashë skenën pastaj dhe ishin mbi kokën e Gertit mbi 15 veta që kërkonin ta mbanin dëshpërimisht në jetë, fillova të kuptoja se ishte gjëja serioze”, tha ai.

Në ditën kur Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, kunati i tij, Arbër Çepani ka zgjedhur të flasë publikisht, pasi siç thotë ai, këtë e ka dashur e motra, Edlira.

“E kam të pamundur të flas për Gertin, por donte Edlira të isha këtu, dhe e di që do donte dhe ai që të isha këtu. Do doja të flisja për gjëra të tjera për Gertin, jo pasi bëmë funeralin. Por Edlira donte të isha këtu, që të flisnin njerëz që e donin dhe i donte” tha ai.

LEXO EDHE:  “Edlira mbante celularin në dorë dhe priste t’i shkruante Gerti”- Arbër Çepani rrëfen mes lotësh: S’mundëm të bënim dot asgjë! Ishte i zhgënjyer nga politika, por nuk hoqi dorë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura