“Nuk e ka prekur”- Flet nëna e 11-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar s*ksualisht nga 68-vjeçari: I ka folur fjalë të pista, në dyqan…

Oct 17, 2024 | 13:24
SHPËRNDAJE

Nëna e 11-vjeçares që dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga 68-vjeçari në Maliq, është shprehur se ai nuk e ka prekur, por vetëm i ka thënë fjalë të papërshtatshme.

nena e 11-vjecares

“Çupën nuk e ka prekur, vetëm llafe të pista kështu më tha vajza kaq”, tha thënë ajo për mediat.

Ndër të tjera është shprehur se në dyqanin e 68-vjeçarit, nuk e çonte shpesh vajzën.

“Nuk e dërgoja shpesh, ndonjëherë në të rrallë në dyqan. Nuk kam borxhe te ai dyqan”, ndërsa shtoi se burrin  kishte në Greqi dhe në fshat jetonte vetëm me fëmijët.

Ka qenë kjo e fundit që e ka kallëzuar rastin në polici për ngacmim seksual.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura