“Nuk e kemi kuptuar vendimmarrjen e opozitës”- Peleshi pas mbledhjes së Grupit të PS: Ne do të ndjekim me përgjegjshmëri jetën parlamentare

Sep 30, 2024 | 11:49
SHPËRNDAJE

Niko Peleshi, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së ka dalë në një deklaratë për media, ku është shprehur se pavarësisht qëndrimit të opozitës, do ta vijojnë jetën normale parlamentare.

peleshi

“Jemi para një seance parlamentare të ditës së enjte dhe seancës sot së komuniteteve, që nuk ka një ngarkesë të madhe. Kemi diskutuar për rendimin e ditës dhe grupi do të ndjekë me përgjegjësi jetën parlamentare, komisionet dhe seancat.

PS ka qenë në terren javën e kaluar në kuadër të javës së gjelbër dhe një aktiviteti politik të shtuar, pasi po futemi drejt fazës së zgjedhjeve”, tha Peleshi.

Do vijoni punën pa u shqetësuar, pavarësisht aksionit opozitare?

Peleshi: Sot u zhvillua një seancë në Komisionin e çështjeve Europiane. Në mbledhje kanë marrë pjesë dhe disa deputetë të opozitës. Jeta parlamentare po vazhdon, ne do ta vazhdojmë.

Do të shkoni drejt skenarit të mbledhjeve online nëse opozita bojkoton?

Peleshi: Nuk kemi pse paragjykojmë, deri tani nuk ka qenë e nevojshme të zhvillohen online. Nuk e kemi kuptuar mirë vendimmarrjen e opozitës. Shpresoj mos të përkthehet si bojkot. Bllokim nuk e di çfarë do të thotë, ne na qëndron mbi krye ligji, rregulloja dhe Kushtetuta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura