“Nuk e mas punën e SPAK nëse ka goditur majtas apo djathtas”- Ngjarjet e 2024, gazetarja Lala: Prokurorët kanë përballuar një presion të jashtëzakonshëm

Dec 30, 2024 | 22:02
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala, teksa ka komentuar ngjarjet kyçe të vitit 2024, ku SPAK duket se ka pasur një rol kryesor, është shprehu se Prokuroria e Posaçme ka dy fusha ku vepron: luftën ndaj korrupsionin në nivele të larta dhe luftën ndaj krimit të organizuar.

lala

Në emisionin “Open” në Neës24, ajo u shpreh se “luftën ndaj krimit të organizuar, e kemi një luftë frontale”.

Lala u shpreh se ekziston një panoramë e qartë e lidhjeve mes krimit dhe politikës, ku përfshihen investime të parave të krimit, përfshirë lingotat e arit dhe kriptomonedhat.

Megjithatë, ajo nënvizoi se ende nuk ka politikanë të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar, dhe kjo mbetet një çështje që vazhdon të hetohet.

“Mbi bazën e të dhënave nga partnerët ndërkombëtarë kemi një luftë të grupeve kriminale në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan. Ka një panoramë të qartë të lidhjeve të krimit me politikën. Ka një panoramë që të qartë se investohen paratë e krimit, përfshi edhe lingotat e arit apo kriptomonedhat. Ende nuk ka politikan atë arrestuar për lidhje me krimin  e organizuar dhe është një çështje që është ende duke vijuar”, tha ajo.

Sa i përket luftës ndaj korrupsionit, Lala theksoi se nuk duhet të vlerësohet nëse SPAK ka goditur më shumë persona të majtë apo të djathtë, por se çdo organ akuze duhet të hetojë të gjithë ata që dyshohet se kanë kryer vepra penale.

“Sa i takon korrupsionit, nuk e mas punën e SPAK nëse ka goditur majtas apo djathtas. Jam e parimit që SPAK apo çdo organ akuze të hetojë çdo kënd që ka konflikt me ligjin apo që dyshohet se ka kryer vepra penale. Në 1 vit e gjysmë, SPAK ka dhënë sinjale pozitive dhe goditur njerëz të njohur të politikës, i ka nën akuzë apo nën hetim, duke nisur me Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhi, Ilir Beqajn, Aben Ahmetaj në arrati, Erion Veliaj, Ervis Berberi, dosja 5D etj.  Por a do të arrijë SPAK të kalojë edhe testin e çështjeve të rëndësishme, sikundër është ajo e inceneratorëve?”, tha Lala.

Sipas saj, çështja e inceneratorëve është një gur prove. Po kështu, gazetarja Lala, tha se “kemi konçensionin e sterilizimit, që po konsiderohet si grup i strukturuar kriminal, dhe kreu i grupit cilësohet Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë”.

Ajo tha se SPAK ka përballuar një seri sulmesh që i kanë ardhur nga segmente të caktuara duke u vënë në shënjestër të akuzave dhe duke u bërë linçime publike.

“SAPK ka dhënë sinjale pozitive, por ka shumë punë për të bërë. Ama, prokurorët e SPAK, kanë përballuar një presion të jashtëzakonshëm që u ka ardhura nga segmente të caktuara. Janë vënë në shënjestër të akuzave, u janë bërë linçime publike. Nuk ka pasur në asnjë vend akuza të kësaj natyre si në Shqipëri ndaj organeve të drejtësisë. Kjo strukturë është lënë vetëm nga të gjitha institucionet, nuk dërgojnë asnjë referim. Se po nisi një hetim në dogana, në tatime, apo kudo, dihet ku përfundon, te kreu”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura