“Nuk e pranojmë planin ogurzi për arrestimin e Berishës dhe burgosjen e Salianjit”- Agron Gjekmarkaj: Opozita në agresion për t’u zhdukur! Më 7 tetor të gjithë në protestë

Sep 30, 2024 | 17:32
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Kuvendit dhe i PD-së dhe deputeti Agron Gjekmarkaj tha se nuk do ta pranojnë planin ogurzi për të arrestuar Sali Berishën dhe për të burgosur Ervin Salianjin.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të parlamentit, që u shoqërua me kaos, ai u shpreh se opozita është në agresion për t’u zhdukur.

Gjekmarkaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës më 7 tetor.

Gjekmarkaj: Ne nuk jemi të gatshëm të dorëzojmë liritë, pluralizimin, ne nuk pranojmë planin ogurzi për shpërbërjen e opozitës që ka filluar me arrestimin e Berisha apo të Ervin Salianjit.

Shqiptarët ditën e hënë data 7, ora 18:00 do të jemi në rrugë për të mbrojtur pluralizimin, demokracinë dhe opozitën që është nën agresion për tu zhbërë me qëllim që në Shqipëri të jetë vetëm një person.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura