Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha, duke thënë se është korrieri radhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet e shkuar e harruar.
Rama thekson se Basha nuk është një figurë e nxjerrë nga nevoja, nga aspirata, nga domosdoshmëria e popullit për të pasur një opozitë.
Rama: Hajde mos nuk është tipi im, por Basha nuk është një figurë e nxjerrë nga nevoja, nga aspirata, nga domosdoshmëria e popullit për të pasur një opozitë, është korrieri i radhës i një historie që në 25 prill duhet të bëhet e shkuar e harruar.
Kurrë mos besoni ata që e kanë të shkruar në ballë se po presin që dielli të nxehet që t’i hapi sytë, ata të cilët politikën e dinë një shfaqje që ndodh vetëm kur u vë kamerën para.
Këto janë ditët për të kuptuar se ne jemi në një udhëkryq shumë të rëndësishëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al