Këngëtari i njohur, Frederik Ndoci, ka “shpërthyer” ndaj ikonës së muzikës, Parashqevi Simaku, e cila kohët e fundit është në qendër të vëmendjes për shkak të jetës private, pasi u mësua se ishte e divocuar nga bashkëshorti dhe se ishte e pastrehë.
Në një postim në rrjetet sociale, Federik Ndoci ka rrëfyer se si është përjashtuar nga një koncert për Vitin e Ri në 2000-ën me kërkesë të artistes Parashqevi Simaku, të cilës i referohet me emrin “Vivi”.
Artisti u shpreh se ishte ftuar të këndonte së bashku me disa artistë të tjerë, përfshirë Parashqevi Simakun për të dhënë koncert, por theksoi se kjo e fundit u takua në zyrë me origanizatorin Dem Balidemaj dhe i kërkoi që Federik Ndoci të mos performonte
“Me dt 27 dhjetor behet nje mbledhje grumbullim i ter e artisteve dhe orkestrantave qe kishim kontraten me Demen. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen pershendet me dore nga dera dhe kerkon pak bisede private me Demen. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet ne dere i bere verdh ne fytyre dhe me kerkon mue personalisht. Dal dhe duke me kerkue te falur disa here me tha se Vivi nuk pranon me kem me ty keto dy ket?! Mbeta nuk kisha fjale. I thashe se me prishen netët dhe asht vone, nga qe per vit e organizoja, une personalisht diçka te tille.
Me tha ja çeku. Hyra ne dhome u takova me te gjithë pa u proklamue aspak aresyen objektive qe ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzen e Demes qe lotonte dhe i thash Demes : Me vjen keq, por ka me ta prish naten e Vitit te Ri. Dola dhe sapo hyra ne makine pyeta mikun Italian qe klithi nga gëzimi se do isha ne lokalin e tij me date 31. Me pagoi dy fishin e çekut. Pra nga njera ane (Parashqevia) Vivi me beri personalisht nderë sepse mora tri here nga kisha marr çdo vit. Me date 1 janar në 12:00 mesditë me merr Dema dhe me thotë se mu prish mbrëmja e Vitit te Ri sepse Parashqevia m’u rrezu sa mori mikrofonin dhe e derguem ne spital. Aresyen ma tha, por unë nuk kam pse t’ua them ju. A mundesh me ardh sonte m’u lut, por unë i thash qe jam i zan… Unë kurrë nuk kam nderrue nji fjal te keqe me te”, u shpreh këngëtari.
Frederik Ndoci u shpreh se madje i ka ofruar edhe punë Parashqevi Simakut, por shtoi se ajo donte nga 10 mijë dollarë paradhënie dhe e fshinë nga lista.
“I ofroja pune dhe sigurisht qe donte 10 mije dollarë paradhenie. Partneret e mi nuk ishin dakord keshtu nje here dy dhe e fshime nga lista. Me pas mora vesh se me Riten qe kishin qene shoqe te ngushta diçka kish ndodhur”, theksoi ai në postim.
Artisti shtoi se: “As nuk e kam pa ne jeten e saj private as nuk ia kam numru grat e burrave brinjar qe e kercenonin pa fund. Ajo ishte beqare vajze e re dhe sigurisht pabesia ishte tek te pabeset dhe jo tek artistja qe e kishte shum te zorshme te perballonte presione nga tana anet.”
Reagimi i plote i Frederik Ndocit: Pse me dhimbset (Parashqevi Simaku) Vivi dhe pse nuk me dhimbset vetja.
Gjate ketyre diteve qe shum njerzve iu desh te harxhonte ore per te degjuar opinjone lexuar me qindra mesazhe e te shkruanin mijera te tilla.
Kam than ekzakt se Vivi asokohe ka ken provincialja ma e privilegjuar ne Tirane, para viteve 1990 me shum se shoqet e saja si Irma Mefarete Anita Bitri Arta Babaramo Ludmilla Baballeku. Artiste e madhe per popullin shqiptar por jo me i kalu cakun jasht shqipnie e me pretendu ma shum neper bot. Bota don cilesi dhe rini 14-15 vjeç femrat ne bot e kan fillu karrieren ne pergjithsi.
Shpesh ne artist narcizist megallomania asht helmi ma vdekjeprures. Andrrat deshirat e narcizistit megalloman jan shum jasht kapacitetit te formimit te tij. Zgjohesh ne mengjez dhe mendon se andrra qe pe gjat nates esht rrealiteti.
Te gjunjezosh nje popull me bukurine fizike ose me batuta tik-toku me humor rruge disnivel, nuk asht sukses garantues.
Aftesia ne keto kohe nuk e mund dot pa aftesin e prurjeve te vulgut te artit bashk kohor qe po kaplon me shpejtesi vlerat trashegimin dhe autentiken kombtare.
Mungesa e striptizes ne Albani ka sjell nji armate te tan kangtaresh sidomos femra shum te bukura qe ne studio teknikeve u duhen jave te axhustojne stonaturat e vokaleve te tyre te pa pervoje e studim.
Kur dolem neper bot ndoshta te gjith menduam se bota ka nevoj per vokalin tone ose per braviren tone.
Un personalisht e kam ndjer trusnine e se vertetes sepse mu desht me u perball me pune te rendomta per nji artist por me qe babai im me kishte rritur dhe edukuar nga qe kishte punuar tere jeten pun te rendomte murator, kjo do me priste edhe mu sapo shkela ne Itali.
Muaj me pas fati me ndihmoi dhe fillova te perballem me sfida dhe te pa afte italian ne art edhe ne mergim.
Me pun e durim u trgova se Zoti me kish dhane aftesi te tjera..dhe keshtu filloi kalvari im personal nga 1991 e gjer ne 1995 ne Itali. Me dy CD te realizueme me nje ngarkese koncertetsh 25 ne muaj e ne qytete te ndryshme per nate. Shqiptaret me gjenin neper diskoteka ne shesh nder festa di paese ne TV ne radio e krenoheshin me frederikun, e shpesh telefononin direkt ne TV ose ne radio.
Pra kam dhan prova dhe te tregoj qundra cmime vlersime nga e tan bota, dhe qe nuk kam harxhu asnji dollar per te regjistru Cd e mia, por kompanite e huaja kan investu me mu e per mu. Kam aq tituj sa per kritiket e artit botnor jam i vlersuem aq shum sa po te jen te sinqert mediat ne shqiperi personaliteti im do ishte ashtu siç tha vite ma par ne nje interviste e madhja Nexhmie Pagarusha per mu: “ma i madhi i te medhejve si artist ne muziken e artin shqiptar asht FN me pas tij 10 vende bosh e pastaj po deshet me veni mu ose Vaçe Zelen” -vazhdoi Nexhmia, sepse ka ma shum specifika arti se me ken vetem kangtar e me kendu kangen qe ban dikushi”.
Un kanget i shkruaj edhe vete muziken tekstin zoteroj dhe interpretoj 20 instrumenta muzikor
Kam ma se 300 poezi
Kam fituar ne jete qindra cmime e vlersime kam realizu 8 filma artistik 7 ne Albania dhe nji ne Hollywood.
Kam mbi 50 milion fansa ne tan globin mandej jam Shkodran qe skisha nevoj as me i permend asnji nga vlerat e masiperme si artist. Fatkeqsite ne mergim jan pa fund. Kjo ngjarje e trishte qe degjuam per Vivin mund ti ndodh gjithkujt qe nuk njeh kategorite filozofike te jetes.
Ne mergim vdekja e par eshte shkatrrimi i familjes. Sepse nga mungesa e aksesoreve utilitar dhe ekonomia fillestare te ha shum ore ne dite si burr e grua te shperndar ne punera te ndryshme. Te pakte jan çiftet qe kan mbijetuar, por edhe ne se kan mbijetuar si çift ata kan semumdje psikologjike qe mund te shperthejn nga momenti ne moment.
Femijet nuk rriten aspak me edukaten e kulturen tande, sepse vdo mesues ne shkolle rri ma shum koh me femijen tand se ti si prind.
Mungesa e romantikes se çiftit te shperndare ne fronte te ndryshme pune behet target sulmi per meshkuj e femra mikprites ne ambjentet e punes. Thjesht familja me pune neper bote degjenerohet dhe shkatrrohet.
Konkurenca ne bote kerkon aftesin dhe jo perkrahjen ose privilegje mbeshtetjeje ose fizikun e jashtem. Bota ka miliarda vajza te bukura qe kan edhe vokal edhe nuk mund te çajne ne tregun e eger perendimor.
Se pari ju qe shkruani negativisht jeni gabim dhe tregon se keni ose ndonji arsye vulgare qe pa e lexuar mesazhin tim jep pergjigje drejtori, ose xhelozi patologjike si njerez.
Ne se lexon karrieren time gjen: 7 CD afro 400 kang te rregjistruara nuk jan pak.
Ku as per 10 kang i kam paguar personalisht. Te tjetat i kan paguar kompanite dhe producentat qe kan pas besim ne vokalin dhe aftesit e mia.
Pra per me mu ndryshon puna. Se dyti asnji artist Shqiptar me perjashtim Arditin e Gjergj Leka nuk me ka ofruar pune as ketu e as neper bote.
Ndersa un i kam ofruar pune me qindra here te gjith artisteve pa perjashtim, kam qene korrekt me to dhe kan dal shum te kenaqur.
Te gjith jan deshmitar per humanitarizmin kur na u nda papritur nga jeta Anita Bitri ne New York. Ishte inisiativa ime qe organizuem koncert fond raize per te mbledhur te parate per riatdhesimin e tre trupave pa jet.
Po te kisha ken nivel mesatar si kapacitet neper bote, e me kendu vetem neper albanian pub sigurisht qe do isha 100% i falimentuem.
Kam punu 7-8% neper pube Albanian dhe 30% neper aktivitete private me shqiptar. Kena ken edhe bashk me Vivin ne Madison e 28 street ne Manhatan per 5-6 muaj rresht. Piaza Grande albanian restorant music live.
Nuk e vriste asnjenin artist e per me teper as mu qe kishte tendenc me ken e privilegjueme. Psh ajo kerkonte parapagese mujore dhe nuk ishte pak. E meritonte edhe si artiste edhe si rreputacion.
Nje dit pas disa muajsh, sapo mori parapagesen ajo u largue pa i lajmerue asnjenin nga pronaret dhe as ne partneret.
Normal qe asnje nga ne nuk mendonte se e meritonim pagese edhe ne se ishte 10000$ nata. Pretendimet nevojat e deliriumi yne ishte jasht realitetit ne andrra por realiteti ishte ndryshe. Pas ikjes se saj ne Kalifornia me burrin e saj, puna vazhdoi me artiste te tjera por doemos nuk ishte si me Vivin e mua.
Filloi vulgu muzikor qe me shkatrroi edhe shpirtin dhe nuk e gjeta vehten ma ne at mjedis. Pas pak kohe i dhash edhe un dimencionet e mia por i lajmerova se me dt x nuk jam ma ketu te Piaza Grande.
Por arrita ne konkluzion qe si mashkull e kisha ma te veshtir me u perball. Sepse ne formimin albanez mashkujt i hullin paret 90% per femra.
Ose preferijn kang trimnie folklorike ose tallava. Bravuren e vertet te aftesive te artistit e njohin vetem 10% ndersa vlersojn te dhenat fizike te femrave artiste.
Atehere arsyeja qe zgodha te punoj me te huaj, qe gjithmone me kan supervlersuar sepse ndoshta shkodra me ka ofruar nje dhurat me ken artist ma multidimencional se nje debutues i thjesht i nje kange qe shkruen dikush per ty.
Nje tjeter rast jo shum profesional nuk do ta le pa e permendur. Ishte millenium pra 2000.
Me telefonon nje nga shqiptaret shum pozitiv te komunitetit Dem Balidemaj dhe me propozon per naten e Vitit te ri dhe me dt 1 janar 2000. Pasi e pyes dhe me thote te gjith artistat qe do merrnin pjese Gezim Nika AUrela Gaçe Vera Uruçi Parashqevi Simaku pranova absolutisht.
Cdo dite me telefononte nje mik italian qe e kish nje lokal ne Madison Square ne kat te tret qe te ish i pranishem me 31 dhjetor 1999. Kerko sa te duash por me qe kisha dhene fjalen te Dema as nuk behej fjale. Me dt 27 dhjetor behet nje mbledhje grumbullim i ter e artisteve dhe orkestrantave qe kishim kontraten me Demen. Takohena me sejcilin por Vivi nuk kishte ardhur akoma. Po prisnim kur: vjen pershendet me dore nga dera dhe kerkon pak bisede private me Demen. Ngrihet Dema del dhe pas 10 minutash shfaqet ne dere i bere verdh ne fytyre dhe me kerkon mue personalisht. Dal dhe duke me kerkue te falur disa here me tha se Vivi nuk pranon me kem me ty keto dy ket?!
Mbeta nuk kisha fjale. I thashe se me prishen netet dhe asht vone, nga qe per vit e organizoja une personalisht diçka te tille.
Me tha ja çeku. Hyra ne dhome u takova me te gjith pa u proklamue aspak aresyen objektive qe ishte jo pozitive. Tek dola te dera mbaj mend vajzen e Demes qe lotonte dhe i thash Demes : me vjen keq por ka me ta prish naten e vitit te ri. Dola dhe sapo hyracne makine pyeta mikun Italian qe klithi nga gezimi se do isha ne lokalin e tij me 31. Me pagoi dy fishin e Çekut. Pra nga njera ane Vivi me beri personalisht nder sepse mora tri here nga kisha marr çdo vit.
Me dt 1 janar ne 12:00 mesdit me merr Dema dhe me thot se mu prish mbramja e vitit te ri sepse parashqevia mu rrezu sa mori mikrofonin dhe e derguem ne spital. Aresyen ma tha por un nuk kam pse tua them ju.
A mundesh me ardh sonte mu lut por un i thahs qe jam i zan… Un kurr nuk kam nderrue nji fjal te keqe me te. I ofroja pune dhe sigurisht qe donte 10 mije dollar paradhenie. Partneret e mi nuk ishin dakort keshtu nje here dy dhe e fshime nga lista. Me pas mora vesh se me Riten qe kishin qene shoqe te ngushta diçka kish ndodhur.
As nuk e kam pa ne jeten e saj private as nuk ia kam numru grat e burrave brinjar qe e kercenonin pa fund. Ajo ishte beqare vajze e re dhe sigurisht pabesia ishte tek te pabeset dhe jo tek artistja qe e kishte shum te zorshme te perballonte presione nga tana anet.
Njeriu nuk asht e drejt te vlersoj dike nga thash e themet por nga te vertetat qe njeh dhe i provon personalisht.
Titulli termi nocioni privilegji sllogani etiketa me qene artist ndryshon kryekeput ne te vertetat e merites se lindur te fituar e shpesh te pa merituar. Kemi artiste mediash qe me tri kater jave ne TV parakalojne artiste qe u asht dasht nji jete me arrite ne pozicion qe me ndihmen e medias ose programi artistik ose me taraf ose me para ose me meritokraci politikash ose me tekat e prinderve qe perfituan nga nje rastesi per tu bere te pasur.
Artisti i lindur eshte i thjesht. Ai qan pa e pare asnjeri, por shfaqet si i lumtur. Nuk esht aspak i kenaqur me ate cfra debutoi dje i njeh difektet e tij dhe kupton me shpejt hipokrizine e pseudo dashamireve ose te pa afteve qe ia rrahin shpatullat.
Eshte me e leht te jesht artiste Femer. Mundesia per te qene shume e mire nuk mvaret aspak nga te lindurit apo aftesia, por nga fiziku i saj nga bukuria. Artistet tona ndryshojne nga bota sepse bukuroshet ne bote as nuk e provojne te kendojne pasi u duket nje rruge ma e gjate e veshtir dhe pa fund te bukur. Ata behen Striptiza neper klube nate ndersa bukuroshja ballkanike ban cmos ti shkeputet termit striptize ne lokal nate sepse do te keqtrajtohej si putane. Ajo zgjedh te jete putan e rrafinuar qe me nje mikrofon ne dore te kendoj, me ndihmen e teknologjise qe axhuston cdo note dhe inteligjenca e teknologjise e nxjerr perfekt vokal.
Tani gjoksi i saj kofshet tangat jane refreni kanga ma e bukur qe mashkulli i shkaterruar nga stermundimi 15 oresh gjate dites se punes. Ai nuk ka kohe as te lexoje as te arsyetoj perse zoti beri kete even e koheve moderne pa molle por me mikrofon dhe nuk thellohet nese vertet asht artiste apo nje striptizo-artiste ballkanase.
Nje ndryshim krejt i dukshem qe behet pasoj esht shkaku qe meshkujt ballkanas jan shum ma te avancuem si perfaqsues te islamit perendimor edhe ne se jan katolik orthodox ne te vertet, femren e adhurojne e duan e martojne vetem kangtare e cila asht e preferuara e shum shum pretendenteve ku ti qe e posedon per nje nate nje jave nje muaj ose (rradhe) nje jet, se maço dhe ua ke dhjere te tjereve qe nuk e kan aftesin tande te jen sylesh e sakat.
Megalomania e para pluralizmit politik nder artista ishte jo fenomen ne pergjithsi. Me qe diktatur ti duhej te ishe artist “i joni” qe “kendon per ne” bashkpuntor i sigurimit ose antar partie. Gjithsejcila nga keto etiketa ndihmonin 50% te nivelit si artist.
Ne te kundert do te shtypeshe persekutoheshe te vuaje te ishe thjesht numeror. Por kurr te shkelqeje ne se nuk donte partia ne se nuk donte dhe adhuronte gruaja e antarit te byrose ose e drejtorit ose e kryetarit te policise.
Ndersa me femrat asokohe pra para 1990 ishte shume ndryshe. Femren e bukur e kishin frike sepse gjothmone dikush nalt e kishte hull grepin perpara dhe ishte super rrezik se perveç mundesis qe ajo nuk pranonte mund te merrej vesh nga peco groso-ja qe ishte pas saj dhe ishe i djegur i percelluar. Keto artiste kishin mundesin te ishin te pabesa dhe te rrezikshme si Kleopatra ose si Mata Harri Clareta Petaqi Lili Braun ose femra qe kishte aftesi te fshihte flirtet e saja per te qene sa me prè e peco groso, qe priste informacion se kush ishte filania nga vinte kush i vinte rrotull dhe ky peco groso a ishte ne nivel hierarkie me lart se ty.
Arti ka labirinthet e veta mjaft misterioze sidomos ne mardhaniet mes artisteve te sekseve te ndryshem. Mardhaniet tona ishin si ato koshat e plehut qe rrine pas dere dhe perdoren per gjera jo aq te renda si ne kuzhine, por perdoren per nje shuk letre per nje mbeshtjellese karrameleje ose per nje levore arre. Dashurit tona ishin flirte me nje jetgjatesi disa diteshe ose me e shumta me pak se nje vit dhe qe perfundonin me keq se te ishe ne Aruba me dashnoren e Eskobarit.
Na meshkujt nuk ishim aq te lodhur dhe jo aq te etur. Ndersa ata vinin shpesh te maltrajtuara te lodhura shum te ezauruara…dhe ne ishim thjesht plotsim kapriçioje.
Ne na gjuanin kryesisht se pari femrat e llastuara femra qe te sillnin menxyre nga prinderit e tyre qe ishin ne struktura asokohe qe te pervelonin.
E verteta djeg por ne thelb te liron ne se je i sinqert.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al