“Nuk ishte e dashura e tij”, Balak sqaron lidhjen me modelen që u aludua se shoqërohej me djalin që i vdiq

Oct 2, 2024 | 22:14
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti gjerman, Mikael Balak, është detyruar që të japë shpjegim publik rreth lajmeve që u përhapën rreth lidhjes së tij me modelen gjermane Sofia Shnaiderhan.

dffgdfdgfdggfdfdgfgd

Në media të ndryshme u përhap lajmi se Sofia 24-vjeçare, kishte qenë shoqja e të birit, Emilio, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në vitin 2021 pas një aksidenti. Por tashmë 48-vjeçari ka reaguar duke u dhënë fund këtyre lajmeve e duke paralajmëruar se do të ndërmerrte iniciativa ligjore ndaj atyre që spekulonin me lajme të tilla.

“Për shkak të raportimeve të mediave aktualisht, ndjehem i detyruar që të bëj sqarimin në vijim. Partnerja ime Sofia nuk ka qenë as ish e dashura e djalit tim të ndarë nga jeta dhe as shoqe e tij. Ne do të ndërmarrim hapa ligjorë ndaj këtyre të pavërtetave dhe kërkojmë që të respektohet privatësia jonë”, shkruhej në njoftimin publik të ish-kapitenit të Gjermanisë.

Snapinsta.app_455165757_378836161688789_1665885622810593878_n_1080 Snapinsta.app_455349237_494485499962480_8393779866292934032_n_1080 Snapinsta.app_455971624_787236256651794_8678367728656489744_n_1080

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura