Pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip, Meri Shehu ka folur në lidhje me lojën e saj dhe raportet e krijuara me banorët.
Meri komentoi dhe shoqërinë me Ilnisën, duke u shprehur se nuk ka frikë t’i thotë që e ka përdorur dhe e ka fryrë, ndërsa shton se ajo bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, jo për të.
Ndër të tjera, Meri tha se nëse nuk do t’i kishte qëndruar pranë Ilnisës, mbase sot ajo do të ishte jashtë shtëpisë.
“Ilnisës nuk jam frikacake për t’i thënë që më përdore. Ia kam sqaruar që bëra lojën time ashtu siç doja ynë. Mua nuk më ka fryrë Ilnisa. Ajo bëri një lojë që është e fortë për natyrën e saj, por nuk është për temperamentin tim.
Meqë e konsiderova shoqe, mbajta anën e një shoqërie, për të mos tradhtuar edhe unë Ilnisën siç e tradhtuan të gjithë banorët, nëse do e kisha tradhtua dhe unë mbase Ilnisa nuk do të ishte aty por mund të ishte edhe këtu. Qëllimet e mija nuk ishin aq të gjata në Big Brother”, tha Meri.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al